Pas tre refuzimeve, zgjidhet gjyqtari shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, ikën Ledi Bianku

Pas tre refuzimeve, zgjidhet gjyqtari shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, ikën Ledi Bianku

Darian Pavli, gjyqtari i ri shqiptar në Gjykatën e Strasburgut

Pas tre refuzimeve, Asambleja Parlamentare në Strasburg ka votuar sot për gjyqtarin e Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Nga tre kandidaturat që kishte përzgjedhur Shqipëria, u zgjodh Darian Pavli, i cili garoi përballë dy kandidatëve të tjerë Marjana Semini dhe Sokol Berberit.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, deputeti i PS, Ervin Bushati thekson se procedurat e përzgjedhjes ishin transparente, ndërsa shtoi se "Shqipëria do të vazhdoje angazhimin e saj ne Keshillin e Europes duke promovuar te drejtat e njeriut ne mbarë kontinentin tonë e më gjerë".

GJYKATA E STRASBURGUT: NJË PËRFAQËSUES TË RI NGA SHQIPËRIA.
Asambleja Parlamentare ne Strasbourg votoi sot per gjyqtarin e Shqiperise ne Gjykaten Evropiane te te Drejtave te Njeriut. Shqiperia kishte paraqitur tre kandidate te cilet u perzgjodhen nga nje proces i brendshem i hapur dhe trasparent.

Asambleja vleresoi procesin dhe votoi per gjykatesin e ri te Shqiperise ne GJEDNJ. I urojme suksese Z. Darian Pavli i cili do kontriboje gjate viteve te ardhshme ne punen e gjykates dhe ne permiresimin e te drejtave te njeriut ne Evrope. Shqipëria do të vazhdoje angazhimin e saj ne Keshillin e Europes duke promovuar te drejtat e njeriut ne mbarë kontinentin tonë e më gjerë.

Ervin Bushati, deputet i PS

Darian Pavli pason në këtë detyrë gjyqtarin Ledi Bianku. Ledi Bainku është gjyqtari që u përfshi në audiopërgjimin me Denar Bibën, ku pretendohej se nënkryetari i KQZ i bënte presion për të mos dhënë vendime kundër Shqipërisë për çështjet e ankimuara në këtë Gjykatë. Denoncimi u bë nga Partia Demokratike, ku vetë Lulzim Basha deklaroi se Biba ka vepruar me urdhër të sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrit Edi Rama, Ëngjëll Agaçi. Por nga ana tjetër audiopërgjimi nuk u arrit të faktohej asnjëherë si një material i besueshëm.

Rezultati i zgjedhjeve

Kush është Darian Pavli
Darian Pavli jurist me 15 vjet përvojë në disenjimin, koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve që promovojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Nju-Jork, Tiranë (Open Society Justice Initiative, Human Rights Watch), përfshirë rajonin e Këshillit të Evropës, ekspert ligjor pranë EURALIUS V, këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi, përfaqësim të disa çështjeve në GJEDNJ.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë