TIRANE - Një 28 vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet se ka kërcënuar me gjobë djalin e biznesmenit të njohur të karburanteve dhe ish deputet i PS-së, Shyqyri Duraku.

Kreshnik Ymeri u arrestua dje në flagrancë në afërsi të rrugës "Don Bosko” nga Seksioni Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe me Armë pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Sipas uniformave blu 28 vjeçari i dërgonte mesazhe telefonike kërcënuese Edmir Durakut, duke i kërkuar një shumë të konsiderueshme parash në formë gjobe. Policia deklaron se bëhet fjalë për një shumë prej 100 mijë euro.

Sipas burimeve nga policia, kërcënimet kishin nisur nga fundi i dhjetëditësisht të parë të gushtit, dhe në telefonin e Durakut u gjetën të paktën 4-5 mesazhe me tekst kërcënues.

shyqyri duraku Ndërkohë që më 13 gusht persona ende të paidentifikuar i hodhën në erë makinën, Ermir Durakut. Shpërthimi ndodhi rreth orës 5:00 të mëngjesit, para kompleksit turistik “ Vila Duraku” në rrugën Sarandë- Kanali i Qukës. Ermir Duraku është pronar i këtij kompleksi, një nga më luksozët në Sarandë dhe që frekuentohet kryesisht nga turistë nga Tirana e Kosova.

Prokuroria pritet të hartojë dosjen ndaj Kreshnik Ymerit dhe të dërgojë në gjykatë vlerësimin e masës së sigurisë ndaj 28 vjeçarit nën akuzën “për shtrëngim me dhunë për dhënien e pasurisë” sipas nenit 109/b i Kodit Penal.

(FOTO - Shyqyri Duraku ish-deputeti i PS-së)

NJOHJA E DURAKUT ME KRESHNIK YMERIN

Dy të rinjtë njiheshin me njëri tjetrin jo vetëm për faktin se ishin të dy nga Kukësi por dhe në rrethana të tjera. "Mapo" shkruan sot se Kreshnik Ymeri njihet si pronar i disa lavazheve në kryeqytetit. Një prej tyre është në rrugën "Dritan Hoxha" pothuaj ngjitur me një pikë karburanti e cila deri para pak vitesh ishte në pronësi të familjes Duraku.

(su.ge/shqiptarja.com)