RUMANI- Një tërmet me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter ka goditur pjesën jugore të Rumanisë pasditen e së martës. Tërmeti ka goditur në thellësi prej 40 kilometrash, lëkundje këto të cilat janë ndjerë edhe në disa zona të Kosovës.
Tërmeti i së martës shkaktoi panik te banorët e zonës Târgu Jiu, teksa ata shihen duke u larguar nga banesat menjëherë.
Ndërtesa e bashkisë në Târgu Jiu u dëmtua lehtë, pasi u shkëputën tullat dhe ranë në një zonë ku kishte disa vetura. Sipas të dhënave të autoriteteve rumune, tërmeti ka ndodhur 10 km në jug të atij që ka ndodhur të hënën në të njëjtën zonë. Inspektorati i Përgjithshëm i Situatave Emergjente tha menjëherë pas ngjarjes se në 112 nuk është marrë asnjë thirrje emergjente dhe nuk raportohet për dëme materiale apo viktima.
Me duket se Rusët po para lajmerojne me teknogjine haarp te provokimit artificial te termetit
Përgjigju