Thirrja e fundit nga Twitter-i e liderit aktual të opozitës, z. Rama, solli jo pak pështjellim tek ata që e mendojnë Ramen kryeministër në verën e këtij viti që sapo nisi. Për shumë analistë kjo vërtetoi ose më saktë i dha te drejtë Kaç Islamit, se Ramës nuk i mjaftojnë votat e PSSH-së apo të aleateve të tij te mbetur për të qeverisur. Por kjo deklaratë e Ramës ndoshta nuk duhet të merret si frikë para disfate, por si deklarata më e zgjuar taktike e bërë prej tij në këto më pak se 8 vjet në opozitë. Në këto vite humbjesh edhe pse disa prej tyre në tavolinë.

Rasti ka sjellë në Shqipëri që edhe kur i ke votat nuk qeveris dot. Ndoshta është parimore për funksionimin e demokracisë por realiteti shqiptar ky është. Madje të arrihet deri aty sa nuk mjafton mbështetja masive për të qeverisur, por skemat. Për ato skema që duket se ka folur Rama më së fundi në Tëitter. Sepse politika në Shqipëri funksionon më së miri: kush ka gurin, ka dhe arrën.

Por kjo nuk ndodh ne Itali. Mjafton të shohim se çfarë konfigurimi marrin aleancat momentale apo afatgjata. Si rreshtohen forcat duke u mbështetur tek tradicionalja. Prej nga ku votohet për platformë deri tek spostimi i votave sa në një forcë në tjetrën. Për të shkuar tek shpërdorimi i mbështetjes popullore me votë.

Eshtë e vërtetë. Europianizimi i partive duke i bërë ato më moderne dhe më parimore, të mbështetura në programe para-zgjedhore joshin votat e elektoratit. Por kjo nuk ndodh në Shqipëri. Jo më kot fati i partive të vogla është përcaktues në disa raste. Sepse vihet në funksion të skemës dhe jo të votës së popullit. Asaj që Rama i druhet më shumë. Sepse nëse ka ndonje forcë politike që meriton pushtetin, në demokraci të brishta dhe me probleme të shumta korrupsioni, është kur opozita qëndron gjatë në pritje për të ardhur në pushtet. Kjo duket se pritet të ndodhë në Itali. Anipse aty lexohet vota dhe jo skema. Mbështetja popullore. Po kjo pritet të ndodhë edhe në Gjermani. Pse jo në Maqedoni. Siç ndodhi në Francë.

Megjithatë kjo skemë tërësisht e manovrueshme, e cila ka dhënë edhe rezultate në tavolinë që nuk përputhet me vullnetin dhe votën e zgjedhësve, është një tjetër çmenduri kolektive. Ndoshta edhe pse partitë e vogla që nuk garantojnë totalin prej 10%, bëhen dominuese në fraksion sekondi. Edhe pse shumë prej partive të vogla sot janë pothuajse inekzistente, ndoshta edhe prej skemës. Asaj skeme të cilës Kaçi i mëshon çdo ditë. Skema e cila garanton pushtet pa vota.


Shkimi u publikua në gazetën Shqiptarja.com(print), 8 janar 2013

(ad.ti/shqiptarja.com)