Pas tërmetit kthehet normaliteti në Tiranë/ Prindërit: Më tepër u frikësuam ne, fëmijët nuk e kuptonin situatën

TIRANË- Tirana pak nga pak po i rikthehet normalitetit pas tërmetit të fuqishëm që preku jo vetëm kryeqytetin por gjithë Shqipërinë.

Gjendja emocionale post tërmetit shoqërohet me simptoma krejt normale, si ankth, çrregullime të gjumit dhe nervozizëm, kjo për shkak të situatës të papritur që qytetarët u përballën.

Por si e përjetuan fëmijët këtë situatë dhe rikthimin në shkollë, pas pezullimit të mësimit?

Disa prindër të cilët po shoqëronin fëmijët pranë një shkolle 9 vjeçare rrëfyen për Report Tv se të vegjlit nuk e kuptuan plotësisht ankthin që la pas tërmeti

''Me frikë, me frikë, sa here që luante kishim përshtypjen që binte tërmet, por e kaluan janë të vegjël nuk e kuptojnë akoma.

Pak frikë po, dhe po të kemi shqetësim nuk do shprehemi, kemi hallin e fëmijëve që mos të na dëgjojnë.

Ne të mëdhenjtë e përjetuam se fëmijët nuk dinë gjë, po nuk kuptojnë ata.

Ku marrin vesh ata, janë të vegjël as nuk e kuptojnë fare, edhe kur ra tërmeti e morën me të qeshur- u shprehën prindërit

Vetë fëmijët thanë se u frikësuan fillimisht, por dhe me informacionet që morën në shkollë, kjo ndjesi u ka kaluar tashmë.

U frikësove nga tërmeti?

Po, u tremba pak por tani më kaloi

Ku ndodheshit në momentin që ra tërmeti?

Në shtëpi.

A u informuat në shkollë mbi tërmetin?

Po na dhanë një fletë për tu informuar rreth tërmetit, çfarë duhet të bëjmë.

Duhet të ulemi poshtë karrigeve ose poshtë tavolinës ose te cepi i murit ose te dera-u shprehën disa prej fëmijëve

Për të kuptuar dhe më mirë se çfarë ndodh me fëmijët pas përjetimit të tërmetit, Report Tv kontaktoi me psikiatren Arjana Rreli, e cila u shpreh se rikthimi në shkollë shoqërohet me bisedime mbi atë çka ndodhi, por duhet treguar kujdes për fëmijët emotiv.

“Rikthimi i fëmijëve në shkollë mendoj se do të shoqërohet me bashkëbisedim për atë çka ka ndodhur apo kanë përjetuar në momentet e tërmetit, gjë që është goxha e mirë parë nga një këndvështrim sepse kështu ata e tresin traumën më kollaj duke e treguar atë. Por nga ana tjetër ka fëmijë shumë emotiv që mund ti japin ngjyra të ekzagjeruara emocioneve të tyre duke ndikuar pa dashje tek emocionet e shokëve apo shoqeve të tyre”-tha Arjana Rreli

Me rihapjen e shkollave dhe çerdheve, çdo gjë po i rikthehet normalitetit, duke lënë pas frikën e përjetuar pasditen e të shtunës së 21 shtatorit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat