TIRANE - Portieri i ekipit kombëtar të futbollit, Samir Ujkani është kthyer në qendër të vëmendjes nga shumë ekipe, pasi po hasin vështirësi në gjetjen e elementëve cilësorë në portë. Pas interesimit zyrtar të Udineses për Ujkanin për të zëvendësuar Zeljko Bërkiç, i cili do të mungojë deri në Janar për shkak të një dëmtimi në shpatull, del në skenë Lille.
Skuadra franceze, sipas mediave italiane ka nisur kontaktet me Palermon, që ka në pronësi kartonin e portierit shqiptar. Por dëshira e futbollistit kosovar me pasaportë shqiptare është që të qëndrojë në Seri A duke mos pranuar shpërnguljen në kampionatin francez të futbollit.
Megjithatë gjithcka do të varet nga vendimi që do të marrin drejtuesit e ekipit të Palermos nëse do të lënë të lirë portierin dhe insistimi i Udineses. Nëse këtë javë Udinese do të bënte hapa konkretë për të marrë portierin përgjigja e tij do të ishte pozitive. Gjatë fazës së dytë të Serisë A, Ujkani nuk luajti asnjë minutë me Cheivon, ku u tranferua për 6 muaj në formën e huazimit.
Në ekipin kombëtar të futbollit, Ujkani e ka humbur prej disa kohësh vendin e titullarit, pasi Etrit Berisha është shfaqur në një formë shumë të mirë duke treguar se është shumë e vështirë që të mundet në këtë pozicion. Porta do të diskutohej vetëm nëse Ujkani do të luante titullar në një ekip elitar në Itali ose ndoshta në Francë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.07.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com