Pas ultimatumit të Yuri Kim për Bashën, Berisha ia kujton demokratëve 'premtimin': Do jem aty edhe sikur vetëm 1 anëtar të mbetet në PD

Pas ultimatumit të Yuri Kim për Bashën, Berisha ia kujton demokratëve 'premtimin': Do jem aty edhe sikur vetëm 1 anëtar të mbetet në PD

Sali Berisha

TIRANË-Kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga deklarata e fortë e ambasadores Yuri Kim se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e duan Sali Berishën e shpallur ‘Non Grata’ në parlament në muajin shtator, Berisha vijon 'rezistencën' e tij.

Së fundmi ish-kreu i PD-së ia ka kujtuar të gjithë demokratëve një 'premtim' që ai i pati bëri më parë, premtimin se do mbetet njëri prej tyre edhe sikur në PD të mbetet vetëm një anëtar.

"Sikur 1000 të mbesë, do jem njëri prej jush. Sikur 100 të mbesën do mbetem njëri prej jush. Sikur 1 të mbesë do mbetem njëri prej jush. Rroftë Partia Demokratike. Zoti ju bekoftë”, deklaronte Sali Berisha disa vite më parë, videon e së cilës e ka publikuar sot në rrjetin e tij social Facebook.

Dhe ky 'premtim' i Berishës duket si një parashikim ogurzi për Partinë Demokratike, tani kur gjendet në një udhëkryq ku duhet të marrë vendie të rëndësishme. Dhe nëse vendimet nuk janë ato të duhurat vërtetë Nostradamusi Berisha do të kishte parashikuar saktë se një ditë do të mbetej anëtari i vetëm i partisë të cilën e drejtoi për më shumë se 2 dekada, ndërsa mbetet ende shumë ndikues në lidershipin e kësaj force politike.

Tre ditë më parë diplomatja amerikane në Tiranë i ka kërkuar Lulzim Bashës që të distancohet nga Sali Berisha dhe këtë mesazh ndonëse e artikuloi në gjuhën angleze, e ka thënë në mënyrën më 'shqiptarçe', duke iu referuar një shprehje të periudhës së komunizmit. “Një parti nuk mund të 'hajë bar' për hir të një deputeti”, tha sot Kim, referuar shprehjes së thënë në komunizëm “edhe bar do hamë dhe nuk do i përkulemi armikut”.

Ambasadorja e SHBA tha se PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga diktatura, nga komunizmi dhe se do ishte ironi historike dhe po aq tragjike nëse “partia do duhej të hante bar” për hir të një deputeti të saj, duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha i shpallur “Non Grata” nga DASH.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben: 05/08/2021 10:16

    Gomar ishe, gomar je, gomar do mbetesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës