Pas verës
pro trajtimeve të lëkurës

Pas verës<br />pro trajtimeve të lëkurës
Pas pushimve rezultati më i shpeshtë është një lëkurë e dëmtuar dhe shpesh me njolla të ​ shkaktuara nga dielli.
Por, periudha pas pushimeve nuk është më 'tabu' për t’ju nënshtruar trajtimeve që mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemit, të tilla si peeling ( preparat në formë kokrrash, i cili mund të përmbajë përbërës të ndryshëm, që nxisin qarkullimin e gjakut në lëkurë) , që me formulimet e reja të produkteve lejon që ju të veproni menjëherë pas kthimit nga deti.

“Pas verës, kjo është edhe koha e duhur për të filluar me një dietë të plotë dhe të balancuar të frutave, kryesisht të pasur me boronica, rrush dhe fruta agrume, të cilat garantojnë një konsum të lartë të ujit dhe mineraleve, thelbësore për hidratimin e lëkurës.” Kjo është fjala e Giulio Basoccu, kirurg kozmetike dhe kreu i Divizionit të Kozmetikës dhe  Kirurgjisë Plastike në Institutin Italian të Neurotraumatologjisë. Si referent për këtë ai ka marë kirurgun e yjeve të Hollivudit Zein Obagi.

Dermatologu ka bërë me dije edhe një fakt tjetër sipas të cilit "Gratë evropiane janë të ndryshme nga amerikane, janë më pak vanitoze. Gratë në SHBA  sa shohin ndonjë rrudhë duan ta eleminojnë atë, ndërsa në  Evrope nuk ndodh e njëjta gjë. Kjo është e lidhur me nivelin e vetë-besimit. "- përfundon ai.

Redaksia Online
(Jetona Koçibelli/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Miqësia e rivalëve të mëdhenj të titullit në Premier League, Pep Guardiola: Duam trofeun, mendoni përsosmërinë! Arteta: Mezi po e pres të dielën

Miqësia e rivalëve të mëdhenj të titullit në Premier League, Pep Guardiola: Duam trofeun, mendoni përsosmërinë! Arteta: Mezi po e pres të dielën