Pas vizitës në Muzeun Kombëtar, Varhelyi dhe Soreca takohen rastësisht me Veliajn gjatë xhiros së tij me biçikletë

Oliver Varhelyi, Luigi Soreca dhe Erion Veliaj

Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi dhe ambasadori i BE Luigi Soreca, pasi vizituan nga afër Muzeun Kombëtar, restaurimet e të cilit po bëhen me financimin e BE, takuan rastësisht kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë xhiros së tij me biçikletë.

Ata i “prenë rrugën” kryebashkiakut dhe filluan bisedimet.

Vizita e Varhelyi në Tiranë është për shkak të Samitit të Ballkanit Perëndimor, për të mbledhur bashkë drejtuesit më të lartë të Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.

J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të hetohen gjyqtarët e prokurorët e larguar nga Vettingu?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Euro 2020/ Historia nuk prodhon gola, Anglia dhe Skocia ndahen në 'paqe'! 'Tre Luanët' humbasin vendin e parë