Pas Shqipërisë Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Sundimit të Ligjit, Todd Robinson ka vizituar sot Kosovën.

Ai është takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe shefin e policisë, Gazmend Hoxhën, si dhe me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

“M’u bë qejfi që mirëprita ndihmëssekretarin Todd Robinson në Kosovë”, ka shkruar Hovenieri në X.

“Partneriteti dhe Mbështetja e Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Sundimit të Ligjit  janë vendimtare për avancimin e reformave të sundimit të ligjit në Kosovë”.