Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka ndarë momente nga vizita në muzeun “Neues" në Berlin, duke përcjellë edhe një mesazh për reformën në drejtësi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gogu u ndal te simbolika e peshores së drejtësisë, për të cilën tha se i ka rrënjët në konceptin egjiptian të Ma’at, që përfaqëson të vërtetën, barazinë dhe rendin.
Sipas ministrit, reforma në drejtësi që po ndërtohet në Shqipëri nuk është vetëm një kërkesë e procesit të integrimit europian.
“Midis takimeve në Berlin, një moment në Neues Museum. Peshorja e drejtësisë, simboli i njohur në gjykatat tona i ka rrënjët 4,000-vjeçare këtu, në konceptin egjiptian të Ma’at: e vërteta, barazia, rendi. Reforma e drejtësisë që po ndërtojmë nuk është vetëm kërkesë europiane. Është vazhdim i asaj thirrjes të brendshme shumë më të vjetër dhe më thelbësore, bindjes se shteti pa drejtësi nuk është shtet”, shkroi Gogu.
Komente









