TIRANE- Pas lirimit nga qelia të kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mziu, gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur të lirojë nga masa e sigurisë “arrest në burg” dhe vartësin e tij, juristin e bashkisë Atlis Hoti. Ky i fundit për 27 ditë ka qëndruar në kërkim policor, pasi ditën e arrestimit të Mziut, ka mundur ti fshihet policisë së Tiranës, duke mos u arrestuar në kohë të shpejtë.
Seanca për ndryshimin e masës së sigurimit ndaj juristit Hoti, është zhvilluar mesditën e djeshme ku gjyqtaja Zina Sollaku, pasi është njohur me pretendimet e prokurorit dhe avokatit mbrojtës, ka vedosur të zbusë masën e sigurisë për juristin Hoti, duke e lënë në arrest shtëpie.
Ky vendim meret në një kohë kur Atlis Hoti, me një urdhër të prokurores të çështjes, Antoneta Sevdarasi, është shpallur në kërkim policor. Nuk dihet me saktësisë se si është argumentuar vendimi i gjykatës për zbutjen e masës së sigurimit për juristin e bashkisë, por burime pranë kësaj gjykate thanë se është përdorur i njëjti argument me rastin e Xhelal Mziut, ai i mos paraqitjes rrezikshmëri në shoqëri.
Dy të liruar
Kur janë mbushur 27 ditë nga arrestimi i Xhelal Mziut dhe shpalljes në kërkim policor të juristit të Bshkisë Kamëz Atlis Hoti, asnjë nga këta të dy nuk ndodhet në qeli. Tashmë njësia hetimore Task-Forcë, është duke vijuar hetimet ndaj Mziut në gjëndje të lirë dhe ndaj Hotit në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Hoti dhe Mziu dyshohet se kanë konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barrazisë së pjesëmarjes në tendera dhe ankande”. Në këtë çështje janë bashkuar dhe kallëzimve të tjera me numër 1659 dhe 5583 të bërë gjatë vitit 2013. Kallëzimi që çoi në burg Mziun, ishte ai i kompanisë së ndërtimit “Gjoka Konstruksion”, e cila edhe pse ishte shpallur fituese e tenderit për ndërtimin e rrugës Valias-Laknas, kontrata nuk është firmosur nga zyra juridike, për shkak të refuzimit të drejtorit Atlis Hoti dhe kryebashkiakut Xhelal Mziu.
Hetimi për gjobat
Njësia hetimore Task-Forcë është duke zhvilluar një hetim paralel me atë të abuzimit në tendera ndaj kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mziu. Ashtu si në rastin e parë, edhe në rastin e dytë është kompania ndërtimit “Gjoka Konstruksion”, ajo që ka kallëzuar penalisht Mziut, duke e akuzuar këtë të fundit për vjeljen në mënyrë të padrejtë të Tatim-Taksave dhe bllokimin e llogarive bankare në bankat e nivelit të dytë të një shumë prej mbi 115 milion lekë të vjetra. Ky veprim i Xhelal Mziut ka sjellë bllokimin e punimeve në rrugën kombëtare të “Arbërit”, ku kompania në fjalë ka marrë një pjesë të punimeve si dhe lënien pa rroga mujore të rreth 150 punonjësve. Ndërkohë kallëzim për këtë problem ka bërë dhe kompania “Albavia”.
Shkrimi u publikua sot (17.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com