Pas Ylli Zylës shkarkohen dhe
13 oficerë të policisë ushtarake

Pas Ylli Zylës shkarkohen dhe<br />13 oficerë të policisë ushtarake
 TIRANE- Trembëdhjetë oficerë të policisë ushtarake janë shkarkuar nga Ministria e Mbrojtjes.

Lajmi konfirmohet sot në mbrëmje për televizionin A1 Report dhe Shqiptarja.com nga burime të kësaj ministrie.

Shkarkimet pasojnë largimin e kreut të kësaj policie, Ylli Zyla më 25 shtator të 2013.

Ministrja e re Mimi Kodheli firmosi shkarkimin e Zylës i cili mbante postin e Komandantit të Policisë Ushtarake dhe riemëroi në këtë post Xhevdet Zenelin.

Ylli Zyla mbante postin e Komandantit të Policisë Ushtarake, pasi u dorëhoq nga kreu i Shërbimit Informativ të Ushtrisë në datën 4 korrik të vitit 2012, pas skandalit të zbuluar nga Shqiptarja.com ku gruaja e Zylës ishte e përfshirë në trafik armësh.

Po kështu Partia Socaliste e akuzoi Zylën se ishte personi që kishte përgjuar deputetët e opozitës së atëhershme, (tani mazhorancë) me aparatura të blera jashtë vendit.
 
Pas largimit të Zylës, nuk ka pasur njoftime për shkarkime, ndërkohë që sot në mbrëmje për A1 Report u konfirmua dhe
shkarkimi i 13 oficerëve të policisë ushtarake. 

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

7 viktima nga moti i keq me stuhi e shi në Francë e Zvicër, përmbytje e rrëshqitje dheu në zonat alpine në Itali

7 viktima nga moti i keq me stuhi e shi në Francë e Zvicër, përmbytje e rrëshqitje dheu në zonat alpine në Itali