Kryeministri Edi Rama do të mbledh nesër deputetët e Tiranës dhe drejtuesit e bashkisë në një mbledhje të dytë pas asaj të zhvilluar 10 ditë më parë për shqetësimet e qytetarëve.

Mbledhja do të zhvillohet në orën 8.30 në një prej hoteleve në kryeqytet, ndërsa në takim do të jenë edhe drejtorët e bashkisë.

Gjatë kësaj kohe deputetët kanë zbritur në terren për t'u njohur me problematikat e qytetarëve dhe do t'i raportojnë ato tek kreu i qeverisë.

Më 4 korrik në një takim që zhvilloi me deputetët e Tiranës Rama u ka kërkuar atyre për dy javë, të evidentojnë problematikat e qytetit përmes kontakteve të drejtpërdrejta me qytetarët.