Pas Zelensky, reagon Vuçiç: Serbia mbështet integritetin territorial të Ukrainës

Pas Zelensky, reagon Vuçiç: Serbia mbështet integritetin territorial të Ukrainës

Zelensky dhe Vuçiç

Pas reagimit të Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar së fundmi edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili tha se kishte biseduar edhe për situatën në Kosovë.

Vuçiç tha se ata e kanë mbështetur Ukrainën për në rrugën e saj evropiane dhe se nuk mendonte se do të kishte ndryshime në pozicionin e Ukrainës në lidhje me integritetin territorial, raporton Danas.rs.

Ai ka shtuar se Greqia nuk do të ndryshojë qëndrimin për çështjen e Kosovës.

Ai tha se biseda me Zelensky ishte një bisedë miqësore, e hapur, konstruktive dhe e sinqertë.

“Ia shpjegova situatën rreth Kosovës. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë ndryshim në pozicionin e Ukrainës në lidhje me integritetin tonë territorial. Ne e mbështetëm Ukrainën në rrugën e saj evropiane. Kam pasur një bisedë të drejtë, të hapur, miqësore, konstruktive dhe të sinqertë me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky. Kam folur për atë që ka ndodhur në vitin 1999, duke konfirmuar se Serbia e konfirmon integritetin territorial të Ukrainës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”, tha Vuçiç.

S.S/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)