Një problematikë e re është shfaqur në Abaze të Krujës ku po punohet për zjarrin. Gurët kanë nisur të shkëputen nga mali dhe të rrokullisen duke rrezikuar jetën e banorëve dhe zjarrfikësve.

Ata po bashkëpunojnë mes tyre për lokalizimin e flakëve që e kanë bërë situatën mjaft kritike. Në një moment, ndërsa gurët bien nga mali, ata dëgjohen të paralajmërojnë njëri-tjetrin duke thirrur “largohu!”


Lajmi kryesor:

Pamjet me dron nga Tirana, nën kontroll zjarri në Lundër e Priskë, ndërhyjnë 2 helikopterë! Në Krujë flakët vetëm 10 metra larg banesave, rrezik edhe gurët! Vijon vatra në Lurë (VIDEO)