Pasagjerët njoftojnë të alarmuar policinë, arrestohet shoferi tapë i autobusit (VIDEO)

Një shofer autobusi i linjës “Institut Bujqesor - Tiranë” u arrestua nga policia pasi ndodhej i dehur në timon.

Nisur edhe nga ankesat e pasagjerëve, për mënyrën e sjelljes së drejtuesve të mjeteve të transportit publik qytetas dhe ato rreth qytetas, në rrugën “29 nëntori”, rreth orës 08:00, policia rrugore konstatoi autobusin duke qarkulluar në mënyrë të ç’rregullt.

Nga verifikimi me aparatin alkool testues, drejtuesi i autobusit me iniciale N.K., 59 vjeç, i cili në momentin e ndalimit nga policia rrugore, po transportonte me autobus rreth 95 pasagjerë të linjës përkatëse, rezultoi nën efektin e alkoolit në masën testi i parë 0.74 mg/l dhe testi i dytë 0.71 mg/l.

Në këto kushte drejtuesi i autobusit u arrestua në flagrancë për veprën penale “drejtimit i mjetit në gjendje të dehur”.

"Policia rrugore falenderon pasagjerët e autobusit të sipërcituar për adresimin në kohë të shqetësimit duke parandaluar një ngjarje me pasoja të rënda. Nëse ke dyshime mbi aftësitë e drejtuesit të mjetit gjatë drejtimit, telefono 112 mos hezito", bën apel policia.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale