Portieri i ekipit kombëtar të futbollit, Berisha është në objektivin e ekipit të Monakos dhe shumë shpejt mund të luajë në një ekip me Rdamel Falkaon, Abidal, por edhe Zhoau Mutinjo, por pse jo edhe shumë emra të tjerë të njohur që mund ti bashkohen Principatës deri në përfundim të merkatos së verës. Lajmi raportohet nga gazeta suedeze “Sportbladet”, sipas të cilës, ekipi i Monakos është interesuar te ekipi i Kalmarit për të blerë portierin shqiptar. Kosovari me pasaportë shqiptare shprehet se të luajë me ekipin e Monakos është ëndrra dhe tij dhe kurrësesi nuk do ta refuzonte një gjë të tillë. “Kjo është ëndrra ime, për të luajtur në një klub të tillë.
Jam në dijeni të faktit që ekipi i Monakos ka dërguar përfaqësues të tij në Suedi për të biseduar me drejtuesit e ekipit të Kalmarit për të arritur një marrëveshje, por nuk di asgjë më shumë se cfarë po ndodh mes dy ekipeve. Megjithatë nuk dua të spekuloj shumë, në vazhdim do të vendoset gjithcka për të ardhmen time. Në këtë kohë emri im është përfolur edhe në shumë klube të tjera, por kjo nuk më shpërqendron, përkundrazi përpiqem të bëj më të mirën në stërvitje dhe në ndeshje me Kalmarin, por e përsëris edhe njëherë që është ëndrra ime të luaj në një kampionat më të fortë dhe aq më tepër kur bëhet fjalë për Monakon që nuk mund të refuzohet kurrë” përfundon ai.
Emri i tij është përfolur edhe në ekipin e Lacios, por drejtori sportiv i Lacios në një intervistë për ‘Shqiptarja.com’ dje ka mohuar që Berisha, Ujkani, por edhe Mavraj me Hysajn ti bashkohen fituesit të Kupës së Italisë.
Ndërsa në Itali, burime të medieve vendase pranë ekipit të Fiorentinës janë të sigurt që Berisha do ti bashkohet atyre, pasi klubi është në rrugë të mbarë me negociatat që ka filluar prej pak kohësh me suedezët. Tashmë fjalën e fundit e ka për ta thënë vetë Berisha se kujt do ti bashkohet para 31 gushtit kur është dita e fundit e merkatos.
/Shqiptarja.com