Mijëra persona kanë protestuar të shtunën në Paris dhe qytete të tjera franceze kundër pasaportës së detyrueshme shëndetësore për hyrjen në shumë ambiente publike. Këtë masë, Qeveria franceze e prezantoi në përpjekje për të luftuar valën e katërt të pandemisë COVID-19.
Si pasojë e protestave mbetën të lënduar 3 policë
Kjo është fundjava e tretë me radhë që qytetarët, përmes protestave, po kundërshtojnë masat e reja kundër COVID-19 të prezantuara nga presidenti francez, Emmanuel Macron.
“Ne po krijojmë një shoqëri të ndarë dhe mendoj se është e pabesueshme që ta bësh një gjë të tillë në vendin e të drejtave të njeriut. “Prandaj, unë dola në rrugë. Asnjëherë në jetën time nuk kam protestuar. Mendoj se liria jonë është në rrezik”, tha Anne, një mësuese, e cila po protestoi në Paris.
Qytetarët që duan të vizitojnë muzetë, kinematë apo pishinat, tashmë u ndalohet hyrja nëse ata nuk kanë pasaportë shëndetësore që dëshmon se janë vaksinuar kundër COVID-19 apo nëse nuk kanë një test negativ për koronavirus.
Parlamenti francez këtë javë miratoi një ligj të ri, ku vaksinimi kundër COVID-19 u bë i detyrueshëm për punëtorët shëndetësorë si dhe pasaporta shëndetësore u bë e detyrueshme për hyrje në bare, restorante, trena e spitale.
Policia vlerësoi se rreth 13.500 persona morën pjesë në protestën në Paris.
Rreth 3.000 zyrtarë policorë dolën në kryeqytetin francezë për të mbikëqyrur protestat.
Autoritetet synuan që të shmangin ngjarjet e javës së kaluar ku pati përleshje mes policisë dhe protestuesve.,
Protesta të shtunën u mbajtën edhe në Marsej, Lion, Montepelier, Nantez, Tuluz, ku protestuesit brohoritën “Liri” dhe “Jo pasaportave shëndetësore”.
/LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?
-
Mjaftueshëm
8.8%
-
Pak
21.8%
-
Shumë pak
69.4%
Vota total: 3802
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Franca do të formojë Qeverinë e re javën e ardhshme, kryeminstri i ri Michel Barnier do përzgjedhë ministrat e kabinetit
11 Shtator, 17:28
-
Francë/ Qytetarët protestojnë ndaj emërimit të kryeministrit të ri
7 Shtator, 18:57
-
U përmbys nga Italia, Deschamps u përgjigjet kritikave për Francën: Reflektojmë kundër Belgjikës
7 Shtator, 17:12
-
Liga e Kombeve/ Kosova mposhtet 0-3 në Prishtinë, Belgjika leksion Izraelit! Interi nderon Italinë, të kaltrit përmbysin 1-3 Francën në Paris
6 Shtator, 22:41
-
Protesta e opozitës para Bashkisë! Iku gushti e pushimet por sërish janë një grusht! Sjellin thasë me plehra para godinës
6 Shtator, 11:47
-
Macron vizitë në Serbi, Vuçiç pret marrëveshje për avionët luftarakë
28 Gusht, 16:31
-
Erdhi nga Italia për pushime në Shqipëri, 38-vjeçarja italiane vdes nga miokarditi, ishte shtruar në spital për Covid
27 Gusht, 14:10
-
Macron: Arrestimi i drejtuesit të aplikacionit ‘Telegram’ nuk është politik
26 Gusht, 21:11
-
Banorët sërish në protestë, bllokojnë autostradën Thumanë-Kashar! Përplasje mes protestuesve dhe policisë
20 Gusht, 19:35
-
Çfarë fshihet pas protestave për litiumin në Serbi: Të nxitura nga mjedisi apo të motivuara politikisht? Serbia sheh dorën e Perëndimit
20 Gusht, 16:31
-
Marshim nga sheshi Skëndërbej për Egli Progën, qytetarët kërkojnë drejtësi 'Kundër gangove me pushtet'! E motra: Maskarai që e vrau është trafikant, policia e njeh mirë
19 Gusht, 19:45
-
Thierry Henry jep dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares së Shpresave të Francës
19 Gusht, 16:09