TIRANE- Pasaportat biometrike të marra në vitin 2009-2010 për të gjithë personat nën moshën 16 vjeç, do të jenë të vlefshme dhe për vitin 2016. Ky fakt është sqaruar nga Ministria e Punëve të Brendshme, e cila bëri me dije se ky institucion më 2013 propozoi shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së këtyre pasaportave me 1 vit, nga 5 vite afat vlefshmërie që duhej të kishin, në vend të 10 viteve që është shënuar gabimisht, si edhe duke u lënë kohë të gjithë atyre personave të marrin masat për t’u pajisur me pasaporta të reja.
Sqarimi
Lidhur me problematikën e pasaportave biometrike për personat deri në 16 vjeç, Ministria e Punëve të Brendshme sqaron çështjen e afatit të vlefshmërisë së tyre të lëshuara në periudhën Prill 2009 deri në Korrik 2010. Sipas një njoftimi zyrtar nga MPB, gjatë kësaj periudhe në qeverisjen e kaluar, për shtetasit shqiptarë nën moshën 16 vjeç në momentin e aplikimit janë lëshuar rreth 156 mijë pasaporta me afat vlefshmërie jo të saktë, 10 vjet, ndërkohë që duhet të ishin 5 vjet.
Ministria e Brendshme nënvizon se afati 5-vjeçar i vlefshmërisë së pasaportave biometrike, për fëmijët 0-16 vjeç është një standard i njohur ndërkombëtar, për shkak të ndryshimit në kohë të karakteristikave fizike të shtetasve të kësaj moshe. Me ardhjen e qeverisë së re në vjeshtën e 2013, Ministria e Punëve të Brendshme duke konstatuar problematikën, mori masa për menaxhimin dhe zgjidhjen e tij.
MPB propozoi shtyrjen e afatit të këtyre pasaportave me një vit shtesë, duke i bërë ato të vlefshme për 6 vjet, në mënyrë që t'u lihet kohë shtetasve të marrin masat për pajisjen me pasaportë të re biometrike. Propozimi i MPB-së u miratua në Kuvend në Prill 2014, ku përcaktohet se “Afati i vlefshmërisë së pasaportave biometrike, të lëshuara gjatë periudhës 1 prill 2009–31 korrik 2010, me afat vlefshmërie 10 vjet, për të gjithë shtetasit shqiptarë me moshë deri në 16 vjeç në kohën e aplikimit, zgjatet me 1 vit nga dita e plotësimit të afatit ligjor prej 5 vitesh”.
Masat
Në të njëjtën kohë Ministria ka marrë masat për njoftimin e shtetasve që preken nga ky problem dhe prej Gusht 2014 ka vijuar me njoftimin e tyre në: Pikat e Kalimit Kufitar; në Zyrat e Gjendjes Civile dhe Komisariatet e Policisë; në median e shkruar dhe elektronike; në deklarata të herëpashershme dhe të vazhdueshme nga zyrtarët të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme; nëpërmjet Ambasadave dhe Zyrave konsullore të Republikës së Shqipërisë, për shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë Republikës së Shqipërisë; nëpërmjet faqes zyrtare të internetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Gjithashtu Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë të gjithë masat e nevojshme për përballimin e kërkesave në rritje për pajisjen me pasaportë, kjo për shkak dhe të fluksit të emigrantëve, një fluks ky i përvitshëm në këtë periudhë, duke fuqizuar infrastrukturën e nevojshme në zyrat e aplikimit dhe shpërndarjes së këtyre dokumenteve, si dhe ka zgjatur orarin e shërbimit, duke i shërbyer dhe shtetasit të fundit në sportel.
Braçe: Gabimi i pasaportave është i Lulzim Bashës
Sipas deputetit të PS—së vlera arrin në 11.3 milion euro
"Deri në 11.3 milionë euro është fatura e "gabimit teknik" të Lulzim Bashës dhe kompanisë monopoliste “Aleat” për shpërndarjen e gabuar të 156 mijë pasaportave të shtetasve shqiptarë". Ka qenë ky reagimi i ashpër që deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka bërë me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook. Ai e konsideron shkelje ligji dhe jo një gabim faktin që qytetarët do të duhet të riaplikojnë për pasaportat edhe njëherë duke e konsideruar veprimin si shkelje nga ana e Ministrit të Brendshëm në prill 2009-korrik 2010, kur Ministër ishte Lulzim Basha.
“Mes të dëmtuarve janë shumica fëmijë emigrantësh. Ata për fat të keq vihen me vonesë në dijeni dhe mundësinë e vetme e kanë kur vijnë në atdhe. Për të gjithë ata që duan një procedurë të përshpejtuar me çmimin 15.000 lekë të reja, për vetëm gjysmën e 156 mijë pasaportave, vlera e plotë e dëmit arrin në 11.6 milionë euro!”, shkruan deputeti i PS-së në Facebook. Po a duhet të ndiqet penalisht ish-ministri për këtë veprim? Ndërkohë, 156 mijë shtetas duhet të riaplikojnë për pasaporta për fëmijët e tyre, për shkak të asaj që autoritetet përkatëse e quajnë një “gabim teknik”.
“Ligji parashikon që për moshat deri në 16 vjeç vlefshmëria e pasaportës duhet të jetë deri 5 vite, ndërsa për ata 156 mijë pasaporta të dhëna për të miturit nën 16 vjeç është shënuar gabimisht një vlefshmëri prej 10 vitesh, dhe tani duhet të ribëhen të gjithë. S’ka përse të paguajë gjithnjë qytetari për gabimet skandaloze të administratës dhe kontraktorëve të saj!”, përfundon më tej Erion Braçe.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 16 Gusht 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Paisja me pasaporta kthehet në makth për qytetarët fierakë