Pasardhësi i Skënderbeut në Lezhë
viziton vendvarrimin e heroit kombëta

Pasardhësi i Skënderbeut në Lezhë<br />viziton vendvarrimin e heroit kombëta
TIRANE - Arbëreshi Loris Castriota Skanderbegh është një nga pasardhësit e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. I ndodhur në Shqipëri si pjesë e takimit të diasporës së organizuar nga Kryeministri Rama, Loris, pasardhësi direkt i Skënderbeut, ka vizituar vendvarrimin e heroit tonë kombëtar në Lezhë.

Ai thotë se është mëkat që Europa nuk e njeh siç duhet rolin e Skënderbeut, e aq më shumë rëndësinë që i ka dhënë bashkimit të saj. Ai thotë se Shqipëria duhet të jetë pjesë e Evropës

 “Eshtë mëkat që Europa nuk e njeh mirë rolin e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Duhet që ajo ta njohë akoma më shumë rëndësinë që ka patur Shqipëria dhe heroi i saj në bashkimin e Europës. Për këto arsye Shqipëria duhet të jetë pjesë e Europës me krenari të madhe dhe duhet të mbështetet si një vend me rëndësi të madhe. Shqipëria ka një histori të madhe dhe të gjithë duhet ta njohin atë.” -deklaroi Loris Castriota Skanderbegh.

(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv