‘Pasha Allahun, largohuni ose do t'ju vras’! 40 minutat e panikut në Kamëz, si i kërcënoi me armë policët radikali mysliman s'lejon vajzat të arsimohen

Shoqërimi i detyrueshëm në gjykatë, rezulton se është arsyeja që Roland Kryemadhi është përplasur me policinë e Kamzës e më pas është vetëdorëzuar kur në lojë ka hyrë RENEA.

ReportTv ka siguruar dosjen e prokurorisë, nga ku rezulton se policia ka trokitur në portën e shtëpisë së tij për ta shoqëruar në gjyqin ku ai ishte i pandehur për keqtrajtimin e fëmijëve. Por sapo ka parë policët ai është bërë nervoz, dhe teksa ata mundoheshin t'i vinin prangat ai u ka ikur nga duart kanë dëshmuar policët.

Me t'u futur në banesë 37-vjecari ka mbyllur derën duke goditur një polic me shkelm në bark dhe ka mbyllur derën duke u ngjitur në tarracën e katit të dytë të kësaj banese. Në dorë me një pistoletë kanë dëshmuar policët ai na u drejtua me fjalët “pasha Allahun, largojuni prej këtu se do ju vras”.

Në këtë moment operacioni për kapjen e tij është ndalur dhe është njoftuar nga patrulla reparti RENEA i cili pas mbi 40 minutave negocim ka bërë të mundur kapjen e tij. ReportTv ishte edhe një ditë më parë në banesën e Kryemadhit, ku nga kontrolli për armë policia gjeti vetëm një thikë ndërsa bashkëshortja e tij deklaronte se fëmijët nuk duan të shkojnë në shkollë.

Kryemadhi do të dalë të dielën para gjykatës për tu njohur zyrtarisht me akuzat ndërsa prokuroria ka kërkuar ndaj tij masën arrest në burg.

Pjese nga hetimet 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Krist: 06/06/2020 15:06

    Pse nuk kercenove dhe RENEA-n ??? O i shkreti ti..... Hahahahha apo kishe hall se ta linin diten pergjysem? Ahhahahhahah

    Përgjigju
  • Toni: 06/06/2020 14:38

    O mesjetar mjekërcjap,do bëje mirë të vrisje veten që të jetojnë normalisht familjarët e tu! KAFSHË...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Armando Broja luan 20 minuta, Everton ndal Cityn 1-1 në Manchester! Haaland shpërdoron penalltinë në 'Boxing Day'

VIDEO/ Armando Broja luan 20 minuta, Everton ndal Cityn 1-1 në Manchester! Haaland shpërdoron penalltinë në 'Boxing Day'