Report Tv në shtëpinë e 'babait radikal' në Kamëz/ Gruaja: Fëmijët s'duan të shkojnë vetë në shkollë, policia gënjeu! Fqinjët: Janë familje e mirë (VIDEO)

KAMËZ- Bashkëshortja e Roland Kryemadhit, i arrestuar një ditë më parë, ka dhënë një tjetër version të ngjarjes që tronditi opinionin publik, ndryshe nga sa ka deklaruar policia. E "fshehur" pas derës së hekurt të shtëpisë dy katëshe ku jeton, ajo është shprehur se nuk i ka ndaluar askush fëmijët që të arsimohen. Përkundrazi, sipas saj janë vetë fëmijët që refuzojnë të shkojnë në shkollë, e për pasojë nuk mund t'i detyrojë. Ajo ka mohuar që bashkëshorti i saj, Roland Kryemadhi të ketë pasur armë në shtëpi, e aq më tepër të ketë kërcënuar efektivët se do t'i vrasë.

"Ajo që ndodhi inshAllah nuk ka sjell një dëm, ne jemi në mbështetje të Allahut, jemi përgatitur për këtë problem. Nëse do kishte armë, do e kishin gjetur. Nuk kishin ca të gjenin, vetë e përhapën atë lajm dhe ta mbyklin si të duan. Do t'i marrin me dhunë fëmijët në shkollë? Ato nuk duan vetë. Ç'punë kam unë të jenë në gjykatë, i mbështetemi Allahut ai është mbrojtësi më i mirë", tha bashkëshortja për gazetarin Arsen Rusta. Që feja myslimane nuk e pengon fëmijët të arsimohet e konfirmon edhe një besimtar mysliman, i moshuar fiqnj me Kryemadhin. "Feja thotë sa më tepër shkollim aq më mirë është. Merre dhe dijen fetare, në fillim dhe më pas atë të fesë", thotë një nga fqinjët i besimit fetar. 

Familja nuk njihet si problematike në lagje nga fqinjët e saj. Ato e përshkruajnë si një familje të rregull, jo problematike dhe punëtore. "Janë familje shumë e mirë, shumë e rregull, nuk kemi pasur probleme. S'kanë asnjë problem, punojnë sa kanë mundësinë, janë familje shumë e mirë", thotë fqinja. 

1591263249_rolandkamez.jpg

Banesa e Roland Kryemadhit

Si është historia, e cila e ka zanafillën që 1 vit më parë? Roland Kryemadhi u arrestua një ditë më parë pas një operacioni ku mori pjesë edhe RENEA. Report Tv bëri të ditur se ai ka kundërshtuar që të paraqitet në gjyq ku është në hetim prej mëse 1 viti nën akuzën për keqtrajtim të miturish sepse nuk lejon prej 1 viti tre vajzat e tij të arsimohen. Ka qenë shërbimi social i qytetit që ka qenë në dije të këtij rasti dhe ka njoftuar autoritete përkatëse, të cilët e kanë vënë në hetim. Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga Kryemadhi, i cili ka refuzuar që të shkojë në Gjykatë. Fillimisht togat e zeza dhanë masën e sigurisë arrest në mungesë dhe pak ditë më pas policia arriti ta vërë nën pranga. Pak javë më pas, kjo masë u ndryshua nga "arrest në burg" në "arrest shtëpie". Duke qenë se gjyqi vijon, Kryemadhi ka refuzuar që të shkojë sërish në gjykatë, e për këtë arsye policia ka shkuar sërish dje dhe pardje në shtëpi për ta shoqëruar me forcë. Sipas policisë, ai ishte i armatosur dhe ka kërcënuar se do t'i vriste policët nëse do t'i afroheshin. Pas më shumë se 30 minutash negociata, ai i vetëdorëzuar. Në hetim për pengimin e arsimimit të vajzave me argumentin “ se i shkollon Allahu” është vënë edhe bashkëshortja e tij.

Roland Kryemadhi

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/06/2020 01:16

    Duke bere avokatin e Djallit,po them se ndoshta femijet nuk donin sepse I tallnin ne shkolle per paraqitjen dhe fanaticizmin,s.d.q.sherbimet sociale duhet ti largojne e ti shpien ne familje me pak fanatike e shkolla me tolerante.

    Përgjigju
  • Sylejmën Imami: 04/06/2020 22:26

    Përzejeni nga vendi, nuk duam të tille!

    Përgjigju
  • Toni: 04/06/2020 18:03

    Injoranca(padituria) dhe trushpëlarja fetare është binomi që karakterizon ekstremizmin islamik... Edhe familjet e atyre që hidhen në erë duke vrarë me mijëra njerëz jam shumë i sigurtë që janë familje të “mira”...

    Përgjigju
  • Justiniani: 04/06/2020 17:32

    Shkolla fillore eshte e Detyrueshme me Ligj te Shtetit Laik ,kudo ne Europen e Qytetruar!!..ndryshe Femijet i merren prinderve dhe kujdesen Sherbimet Sociale Shtetnore

    Përgjigju
  • Erl: 04/06/2020 17:29

    Është krim të lësh fëmijët injorantë, pa shkollimin e detyrueshëm, në shtëpi ku të vetmen pikë referimi kanë kuranin mesjetar. Është e frikshme dhe shteti duhet të ndërhyjë për të nxjerrë këtë familje të mjerë nga verbimi i errësirës. Nxirrini ata fëmijë nga errësira mesjetare dhe jepuni një shans të ndriçojnë mendjen dhe të kuptojnë dëmin e frikshëm që ju ka bërë familja nga padija. Përpiquni t'iu tregoni dritën se do ta urrejnë më pas errësirën në të cilën ka jetuar... Bëni si media atë që shteti s'ka forcë dhe kohë që të bëjë...qytetarët do t'ju jenë mirënjohës...ofroni dritë në atë shtëpi ku ka pllakosur errësira...

    Përgjigju
  • Arbëri: 04/06/2020 15:22

    A nuk është obligative që fëmijët të shkollohen...??? Dergojeni isisin në qeli!

    Përgjigju
  • XCvv: 04/06/2020 12:24

    Denojeni nja 10 vjet kete mjekerçekanin ta marin vesh mire edhe mjekercekanet e tjere dhe zgjebsat me poture trecerekshe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen