Pashaliman, të ftuarit VIP mes
luftanijeve e 3000 trupave britanike

Pashaliman, të ftuarit VIP mes<br />luftanijeve e 3000 trupave britanike
VLORË - Baza e Pashalimanit është  “pushtuar” sot nga trupat ushtarake shqiptare e britanike, në kuadër të stërvitjes “Albanian lion 2013”. Një luftanije L-15, nga ku dalin armët në sulme të mundshme, ka mbërritur në Shqipëri - e dyta për nga madhësia e Flotës Britanike, si dhe më e madhja e ardhur ndonjëherë në Shqipëri.
Në foto duken anijet e flotës britanike.
 
Presidenti Bujar Nishani dhe ambasadori britanik, Nicolas Canon e vizituan sot këtë bazë. Aktiviteti cilësohej si aktiviteti i të ftuarve VIP në misionin “Albanian Lion-2013.”

albana qahjaj

Gazetarja e "A1Report!", Albana Qehajaj, nga baza tha se “gazetarët nuk janë bërë pjesë e stërvitjes, por janë pajisur me mjete sigurie, pasi rregullat e trupave britanike janë shumë strikte.”
Në të gjithë vendin janë 3 mijë forca britanike, që kanë ardhur që prej fillimit të gushtit.

(Në foto, gazetarja e A1Report!, Albana Qehajaj në luftanijen Britanike)

NISHANI: DEKRETIMI I QEVERISE SE RE, SIPAS KUSHTETUTES
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nga Pashalimani, ku mori pjesë në stërvitjen e përbashkët mes flotës britanike dhe asaj shqiptare, u shpreh: "Unë besoj se përfitimi më i madh që kjo stërvitje e përbashkët na sjell ne është pikërishtë ndërtimi i konsolidimit të mardhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy forcave tona të armatosura".

Nishani ndër të tjera u zotua të respektojë Kushtetutën dhe të gjitha ligjet e vendit lidhur me dekretimin e Qeverisë së re dhe bashkëpunimin me parlamentin shqiptar. Nishani u ndal edhe tek situata në Siri, teksa u shpreh se trazirat në këtë vend janë sfida e përbashkët e dy vendeve tona.

MINISTRJA KODHELI: NE, FRYMË TË RE EDHE MBROJTJES, DO RISHOHIM VENDIMET E KËSAJ QEVERIE
Ndërkohë, Ministrja e ardhshme e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, gjithashtu pjesëmarrëse në këtë stërvitje të përbashkët, në fjalën e saj theksoi se  
"qeveria e re është duke ndjekur situatën politike në vend, rajon dhe më gjerë në mënyrë shumë të kujdeshme do të veprojmë në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjeve të vendit, por pa dyshim edhe të asaj se ç'ka do të vendosin vendet e Natos lidhur me situatën gjeopolitike". 

Ajo shtoi se "qeveria e re ka marrë përsipër t'i rijapë një fytyrë të re, një frymë të re pozitive të gjithë fushave të jetës dhe pa dyshim këtu nuk bën përjashtim edhe mbrojtja".

Por theksoi edhe që "qeveria, e drejtuar nga socialistët, do të rishikojë të gjitha vendimet e fundit të qeverisë në ikje, që kanë interes kombëtar dhe më gjerë".

MINISTRI KOSOVAR ÇEKU:
Ministri i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, po ashtu i pranishëm, u ndal në fjalën e tij, në marrëdhëniet me Qeverinë në ardhje të socialistëve, teksa theksoi se pritshmëritë janë të larta. Sipas tij, kjo marrëdhënie dypalëshe hyn në një stad të ri, ndërsa theksoi se ushtria shqiptare do vijojë të ruajë profesionalizmin dhe nuk do të ndikohet nga ndryshimet e fundit politike në vend.

“Ne kemi bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë dhe deri më tani e kemi pasur me Forcat e Armatosura, Ministrinë e Mbrojtjes. Është rast i mirë që janë dhe dy ministrat, edhe ministri në largim dhe ministrja e Mbrojtjes në ardhje dhe normal që po shfrytëzoj rastin të bisedoj për format e bashkëpunimit. Po e shoh një entuziazëm jashtëzakonisht të madh tek ministria e re e Mbrojtes, për ta vazhduar bashkëpunimin, për ta thelluar bashkëpunimin dhe nga ana jonë ekziston një gatishmëri e tillë dhe i gëzohem bashkëpunimit me ministren e re", u shpreh Çeku.
 
anijet britanik ne pashaliman
(Në foto, anija Britanike në bazën e Pashalimanit)
anijet britanik ne pashaliman
(Në foto, anija Britanike në bazën e Pashalimanit)
 
Redaksia online
(Luljeta Ndoka/ar.sh/mag/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca