Një nënë e cila u nxor nga rrënojat e shtëpisë së saj të rrënuar në Venezuelë me foshnjën e saj 18-ditëshe, i ka treguar BBC-së se si djali i saj e ndihmoi ta mbante gjallë.
Dayana Patino tha se djali i saj, Juan David, i dha "motivimin për të qenë zgjuar dhe vigjilente".
"Për sa kohë që ai ishte gjallë, edhe unë do të isha gjallë. Herë pas here ia prekja hundën për të parë nëse ai ende merrte frymë", tha ajo.
Ajo kishte qenë duke larë enët në apartamentin e saj në katin e tetë në rajonin bregdetar verior të La Guaira kur goditën tërmetet. Menjëherë nxitoi të përkëdhelte djalin e saj, duke menduar se do të ishte "vetëm një dridhje e lehtë".
"Ndjeva sikur po fluturoja. Pas kësaj, ndjeva sikur po fundosesha në ujë dhe në dhe, dhe pastaj rashë në gropë ku mbeta. Nuk e di si nuk e lëshova fëmijën tim nga dora vetëm pse po fluturoja. U shtypa pas mobiljeve", tha ajo.
Menjëherë, ajo tha se filloi të bërtiste, por shpejt e kuptoi se askush nuk mund ta dëgjonte.
"I thashë vetes se nuk do ta humbas energjinë time, do të bërtas kur të jetë e nevojshme, kur të dëgjoj zëra ose hapa afër. Nuk e di si e ruajta qetësinë kaq të madhe, sepse këmba ime e majtë ishte bllokuar nën beton. Nuk mund të lëvizja. Tëmthat më ishin shtypur pas një guri".
Dayana tha se gjeti shpresë kur ndjeu një Bibël poshtë vetes.
"Aty filloi udhëtimi im i mbijetesës," tha ajo.
Dayana pësoi lëndime në të dyja këmbët kur ra tërmeti, ndërsa Juan për fat të mirë pësoi vetëm lëndime të lehta.
Burri i Dayanas, Gersoni, sapo ishte kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar makinën kur ranë tërmetet. Ai arriti të hidhej mbi një gardh për të gjetur një vend të sigurt.
Lajmi kryesor:
Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në Venezuelë, banorët e zonave të prekura: Mbështetje me mjete të rënda! Mijëra ndërtesa të shembura ose të dëmtuara









