Pashk Përvathi: Peizazhet e
Valbonës janë maja e pikturës sime

Pashk Përvathi: Peizazhet e<br />Valbonës janë maja e pikturës sime
Me 38 piktura në gjininë e peizazhit, portretit dhe natyrës së qetë, piktori Pashk Përvathi çeli mbrëmë ekspozitën e tij personale në galerinë “Kledio”. Ndryshe nga herët e tjera, piktori këtë herë nuk është i përqendruar vetëm tek peizazhi, por do të ketë edhe portrete të ndryshme.

“Në ndryshim nga herët e tjera ku jam përfaqësuar gjithnjë me peizazhet e vjeshtës, në këtë ekspozitë do të ketë 10 portrete me gjendje dhe karaktere të ndryshëm. Preferencë mbeten përsëri tek unë ciganët për kolorin e tyre dhe nuancat harmonike të veshjeve plot ngjyrë”, tregon piktori Pashk Përvathi.

Sipas piktorit, ekspozita do të përmbajë edhe 7 natyra të qeta me trëndafila si për ta gëzuar ekspozitën. Peizazhet janë gjithsej 20 tablo. Ka peizazhe nga Valbona, Rrethinat e Tiranës, Vlora, por edhe nga Fushë Kosova, Gostivari, Cinque Terre dhe Roma. Pashk Përvathi thotë se “Peizazhet e Valbonës janë maja e pikturës sime”.

Sipas tij, ato zënë një vend kryesor në të cilët, ai është përpjekur të zbulojë thelbin dhe magjinë e maleve të larta të eposit tonë. “Mendoj se kjo ekspozitë ka më të veçantë se herët e tjera gjuhën artistike të të shprehurit, kur nuk është një përsëritje e të kaluarës, por janë kërkuar mjete të reja artistike.

Peizazhet e Valbonës zënë vendin kryesor. Duke e njohur  tashmë më shumë Valbonën mbasi është udhëtimi i katërt piktorik në atë pjesë të bukur dhe epike të alpeve, jam përpjekur të zbuloj thelbin dhe magjinë e këtyre maleve të lartë të eposit tonë. Mendoj se peizazhet e Valbonës janë arritje të pikturës time.

Peizazhet nga Italia (Cinque Terre dhe Rome) janë pjesë e një udhëtimi që unë kam filluar në vendet përreth vendit tonë që i përkasin një ekspozite tjetër në të ardhmen. Por në këtë ekspozite po ekspozoj vetëm tre peizazhe sa për të dëshmuar këtë udhëtim që kam filluar”, tregon piktori.

Kjo ekspozitë çelet në përvjetorin e 55-të të piktorit dhe sipas tij kjo është mënyra më e mirë për të festuar këtë përvjetor. “ Pra unë kam gjetur  mënyrën për ta festuar me miqtë e mi artistë dhe artdashës, duke ju sjellë të mërkurën në mbrëmje 38 realizime të reja të vitit që sapo kaloi nën shoqërinë edhe të një gote vere nga Fabrika e Pijeve Durrës”, tregon piktori Përvathi.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.02.2013

Redaksi Online
(b.m.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit