Edhe pse në prag të Pashkëve, rilindjes së Krishtit kisha e "Shna Ndout" për herë të parë pas mbylljes në kohën e komunizmit është e boshatisur.
Besimtarët e vetëm që e frekuentojnë këtë vend të shenjtë janë qytetarë të Laçit por në numër të vogël ndryshe nga herët e tjera.
Padër Mirash Marinaj tregon për Report Tv se gjatë kësaj kohe kisha i ka mbyllur të gjitha ritualet fetare. Për shkak të masave të marra dhe numri i besimtarëve është shumë i ulët.
Marinaj tregon se për për herë të parë pas mbylljes nga komunizmi të besimit fetar ndodh që të jenë në të njëjtën situatë, ku kisha është bosh dhe pa besimtarë.
Padër Marinaj vlerëson masat e marra nga qeveria në këtë situatë dhe duke i respektuar këto thotë se ende nuk ka një vendim se kur kisha do të hapet për besimtarët.
Në mesazhin e tij, padër Marinaj shprehet se njerëzit pas kësaj situate kanë nevojë për një lutje të fortë. “Ne jemi bijtë e dritës, dashurisë, ringjalljes dhe kemi forcën prej Zotit”, është shprehur ai.
Ditën e dielë besimtarët katolikë festojnë Pashkën, dita e ringjalljes së Jezu Krishtit. Për herë të parë në të gjithë botën për shkak të COVID-19, këto pashkë janë ndryshe nga herët e tjera ku besimtarët nuk do të mund të shkojnë në Kishë për të kryer ritet fetare.
Mendoj se neser per naten e pashkeve duhet hapur kisha se ishalla po ngjallet krishti prape sivjet dhe e ndihmon njerzimin ne ndalimin e salivirusit perndryshe besimtaret e Lacit paskan mashtruar vehten me vite duke shkuar tek kisha e shen nanout.
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Të drejtë
15%
Të gabuar
81.7%
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3925
Votat totale janë unike