'Pashkët na gjejnë të ndarë fizikisht, por të bashkuar prej mesazhit!' Ruçi uron: Përshëndes në mënyrë të veçantë ata që po luftojnë me jetën

'Pashkët na gjejnë të ndarë fizikisht, por të bashkuar prej mesazhit!' Ruçi uron: Përshëndes në mënyrë të veçantë ata që po luftojnë me jetën

1587283360_96e8276650c446b888e1fde888ae21f4.jpg

Kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi, ashtu si shumë kolegë të tij, ka uruar sot për Pashkët Ortodokse. Sipas Ruçit edhe pse këto Pashkë na gjejnë të ndarë fizikisht shqiptarët janë më të bashkuar prej mesazhit që jep kjo festë, shpresës së ringjalljes e ringritjes. Ruçi thotë se përshëndet në mënyrë të veçantë ata që Festa e Pashkëve i gjen duke luftuar në betejën për jetën, në vështirësi apo larg vatrave familjare.

Urimi i Gramoz Ruçit

“Me rastin e Festës së Pashkëve, u uroj të gjithë besimtarët ortodoksë si edhe të gjithë shqiptarët: Shëndet dhe lumturi në vatrat e tyre familjare! Këto Pashkë na gjejnë fizikisht të izoluar, por më shumë të bashkuar prej mesazhit thelbësor të kësaj Feste, shpresës së ringjalljes e ringritjes. Përshëndes në mënyrë të veçantë ata që Festa e Pashkëve i gjen duke luftuar në betejën për jetën, në vështirësi apo larg vatrave familjare.

Sot, të gjithë kemi realizuar sesa e mrekullueshme është jeta dhe paqja dhe sa pa kuptim janë marramendja pas urrejtjes e konflikteve. Qëndresa stoike dhe beteja që po zhvillojmë për mbrojtjen e jetës na ka bindur se askush nuk shpëton duke qenë i vetëm, por në bashkëveprim, mbështetje e solidaritet me të gjithë.

Përditë e më shumë po bindemi se njerëzimi, pavarësisht kombeve, shteteve, pasurisë, varfërisë dhe ndarjeve që shkaktojnë ato, është një familje e madhe 7.7 miliardëshe, që u përgjigjet si një e vetme rrezikimit të jetëve njerëzore nga pandemia COVID-19. Sot është dita t’u rikthehemi edhe njëherë mësimeve të krijuesve, arkitektëve dhe ndërtuesve të qytetërimit dhe t’i zbatojmë ato jo vetëm në betejën për jetën, por në të gjithë veprimtarinë tonë.

Përditë e më shumë po bindemi se nga pandemia nuk na mbrojnë vetëm vaksinat e kurat mjekësore, por edhe antitrupat e dashurisë, drejtësisë e solidaritetit njerëzor, vlera që këto kohë po shkëlqejnë në të gjithë planetin, si eliksiri më i dobishëm kundër të keqes që kërcënon njerëzimin. Prandaj me kurën e dashurisë, humanizmit e solidaritetit të luftojmë edhe sëmundjet e shoqërisë, varfërinë, pabarazinë, ndarjet e konfliktet, në çdo formë që ato shfaqen.

Festa e Pashkëve të na frymëzojë që të punojmë më shumë për të ndalur globalizimin e të keqes, përhapjen e formave të ndryshme të dhunës, të indiferencës njerëzore ndaj njeri-tjetrit, të dobtëve, të  sëmurëve, të pambrojturve, ndaj natyrës dhe mjedisit. Krahas globalizimit të mallrave, shërbimeve, teknologjive dhe ideve, të investohemi për të globalizuar sidaritetin dhe përkushtimin njerëzor. Solidaritetin që shfaqëm dhe po shfaqim ndaj koronavirusit, ta shndërrojmë në një vlerë, tipar dhe trashëgimi të shoqërisë.

Mirëkuptimin fetar ta shndërrojmë në një vlerë shoqërore dhe udhërrëfyes të të gjithë shqiptarëve, pavarësisht besimit, pikëpamjeve dhe pasurisë. Festa e Pashkëve na shtoftë të mirat dhe mundësitë për të gjithë, na fuqizoftë rezistencën, durimin e besimin se shumë shpejt do t’u rikthehemi gëzimeve të jetës.”


Lajmi kryesor:

Pashkët ortodokse në kohë koronavirusi, politika shqiptare uron për paqe e reflektim


Ne.k./G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Edmond Spahon e ‘lëshojnë nervat’ në komision, i kthehet Bilalit: Të kesh turp! I ndërsehet edhe Vokshi: Më jep fjalën...

Edmond Spahon e ‘lëshojnë nervat’ në komision, i kthehet Bilalit: Të kesh turp! I ndërsehet edhe Vokshi: Më jep fjalën...