Besimtarët ortodoksë në Vlorë kanë festuar Pashkën, e cila simbolizon Ngjalljen e Krishtit.

Atmosfera në këtë natë të veçantë është shoqëruar me lutje dhe rituale tradicionale, ndërsa kambanat kanë rënë për të shpallur Ngjalljen. Kjo festë është një thirrje për dashuri, falje dhe bashkim mes njerëzve.

Pashka ortodokse mbetet një nga festat më të rëndësishme për besimtarët ortodoksë, duke sjellë çdo vit një mesazh të fortë shprese dhe ripërtëritjeje shpirtërore. Mesha është drejtuar nga Atë Konstandin Prifti që ka përcjellë urimin për Pashkët

Besimtarët kanë marrë pjesë në meshën solemne të mesnatës, duke ndezur qirinj dhe duke përcjellë mesazhe paqeje, shprese dhe besimi.

Në Vlorë, ceremonia dhe mesha janë zhvilluar në Kishën e “Shën Theodhorit”, ku kanë marrë pjesë besimtarë dhe qytetarë të shumtë.


Lajmi kryesor:

Krishti u ngjall! Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkën, Kryepeshkop Joani: Bëni paqe në zemrën tuaj, ta përhapim në botë