Pasi e ktheu në Kuvend, Meta: Buxheti 2021 nuk ka një plan të qartë për mbrojtjen e biznesit nga pasojat e COVID-19

Pasi e ktheu në Kuvend, Meta: Buxheti 2021 nuk ka një plan të qartë për mbrojtjen e biznesit nga pasojat e COVID-19

Presidenti Ilir Meta

Pak ditë pas kthimit të buxhetit 2021 në Kuvend për shqyrtim, Presidenti i Republikës Ilir Meta përmes një reagimi në rrjete sociale ka dhënë disa argumente të tjera të këtij kthimi.

Ai shkruan se ky buxhet nuk ka një plan të qartë për mbrojtjen e biznesit nga pasojat e COVID-19. Këtu shton se biznesi i vogël është rënduar nga taksa dhe tarifa sipas tij të larta.

Buxheti 2021 nuk ka një plan të qartë për mbrojtjen e biznesit nga pasojat e COVID-19. Biznesi i vogël, është rënduar nga taksa dhe tarifa të larta dhe nuk është lehtësuar për të përballuar:

Koston e energjisë elektrike; Të ujit dhe shërbimeve të tjera; Koston e pagesës së qirasë së ambienteve”, deklaron Presidenti Meta.

Në argumentat e kthimit, Meta përmes Drejtorit të Kabinetit të tij, Edmond Panariti, thoshte se në këtë ligj nuk parashikohet një mbështetje e mjaftueshme për të përballuar pandeminë e koronavirusit dhe pasojat e saj dhe se në të nuk përfshihen programe që mbështesin biznesin dhe papunësinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dhjetor: 13/12/2020 10:10

    Kot e ke nuk je ma presindent je kukull do te nxjerrim nga vila e vjedhur zvarr

    Përgjigju
  • Keli: 12/12/2020 20:55

    Hajdut me xhizme familje vampire Zoti te mallkofte

    Përgjigju
  • Endri: 12/12/2020 19:32

    Edhe pak kohe e s’do ta shohim me surratin ne ate institucion te nderuar. Dashte Zoti i Madh te ta shohim pas hekurave o qelbesire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë