Presidenti Meta kthen në Kuvend buxhetin për vitin 2021, Panariti rendit argumentet! Taulant Balla: Nuk e ka këtë të drejtë, e rivotojmë pa ndryshime

Presidenti Ilir Meta kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për buxhetin 2021 ndërsa Drejtori i Kabinetit të tij, Edmond Panariti dha disa argumente pse është kthyer.

Sipas tij, në këtë ligj nuk parashikohet një mbështetje e mjaftueshme për të përballuar pandeminë e koronavirusit dhe pasojat e saj dhe se në të nuk përfshihen programe që mbështesin biznesin dhe papunësinë.

"Dua të ndaj me ju arsyet që detyruan Presidentin të kthejë për rishqyrtim këtë projektligj. Arsyeja më madhore është fakti që ky pr.ligj nuk parashikon një mbështetje të mjaftueshme për të përballuar pandeminë COVID-19 dhe pasojat e saj. Në buxhet nuk parashikohet një mbështetje e mjaftueshme për nevojat emergjente të trajtimit spitalor, ndërkohë që do të kemi rritje të shtrimeve në spital, nuk kemi parashikuar paratë e mjaftueshme për blerjen e pajisjeve. Fatkeqësisht rastet pritet të jenë në rritje në muajt në vijim.

Arsye tjetër është se në pr.buxhetin e vitin të ardhshëm nuk parashikohen programe për të mbështetur biznesin e vogël, fasoneritë, fonde të mjaftueshme për të përballuar pasojat e papunësisë, për shkak të pandemisë. Aq më tepër kur numri i vendeve të humbura është mbi 50 mijë. Shqipëria mbetet vendi i fundit në rajon për paketat në ndihmë të biznesit" -tha Panariti.

Gjithashtu në dokumentin e paraqitur nga Presidenti i Republikës, ai thotë se ky ligj nuk ka zbatuar rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare për të mos zgjeruar projektet PPP si me mbështetje buxhetore, dhe ato me ofertë të pakërkuar dhe nuk ka një objektiv për uljen e varfërisë për grupet më në nevojë

Sipas Metës, buxheti 2021 nuk është realist për sa i përket parashikimit të rritjes ekonomike dhe të ardhurave dhe se nuk ekziston një projekt plan se si do të ulet borxhi i rritur publik.

Buxheti 2021 u miratua më 16 nëntor me 84 vota pro, 9 kundër dhe 4 abstenim në Kuvend. Fokusi kryesor i këtij buxheti është përballimi i pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike.

(Kliko këtu për të lexuar Arsyet e Kthimit te Ligjit nr. 137-2020-11.12.2020 )

Dekreti i kthimit të ligjit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:12
Meta ktheu buxhetin 2021/ Balla: Nuk ka asnjë të drejtë ta bëjë këtë, e rivotojmë pa asnjë ndryshim

1606994524_baslla.jpg

Pas vendimit të Presidentit të Republikës, për të kthyer në Kuvend buxhetin 2021 ka reaguar ashpër, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

"Presidenti nuk ka asnjë të drejtë të kthejë Buxhetin e Shtetit. Por është e turpshme dhe djallëzore të vonosh hyrjen në fuqi të Buxhetit të Shtetit sot kur aty janë planifikuar:

MBËSHTETJA MË E MADHE PËR SHËNDETËSINË DHE RINDËRTIMIN, MBROJMË JETËN E QYTETARËVE NGA PANDEMIA, GARANTUAM FONDIN PËR VAKSINËN ANTI-COVID,  RIMBURSOJMË KURIMIN ÇDO QYTETARI/QYTETAREJE SHQIPTARE NGA COVID-19, RRISIM PAGAT ME 40% PËR MJEKET DHE PERSONELIN SHËNDETËSOR,  MIRATUAM 280 MILIONË DOLLARË PËR RINDËRTIMIN.

Buxheti do të rivotohet menjëherë sipas procedurës parlamentare dhe do të hyjë në fuqi siç e ka votuar Kuvendi", shkruan Balla në postimin në rrjetet sociale. 

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK