TIRANE - Është kërcënuar sërish familja Kovaçi që jeton në qendrën Jetimore “Zemer Nëne” në zonën e Tiranës së Re, pranë “Pallatit me shigjeta”, ku 4 ditë më parë, më 24 shtator, rreth orës 20:30 u plagos me armë zjarri, anëtari i kësaj familje dhe njëkohësisht roja i kësaj jetimoreje, 28 vjeçari Fatmir Kovaçi.
Mësohet se 4 persrona kanë vajtur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 03:30 tek godina në fjalë duke i kërcënuar familjarët se nëse nuk shpërngulen do t’i hedhin në erë dhe do t’i vrasin.
Pasi kanë dëgjuar kërcënimet e katër personave e zonja e shtëpisë, një grua rreth të 50-ve ka dalë në sheshpushimin e verandes dhe kanë gjuajtur disa herë me shotgan në drejtim të tyre.
Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë, por pa arritur dot të identifikojnë katër kërcënuesit.
Fatmir Kovaçi, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë, u plagos të mërkurën e 24 shtatorit, nga një person i paidentifikuar, i cili qëlloi me 6 plumba në drejtim të 28 vjeçarit Kovaçi. Televizioni A1 Report siguroi pamjet e atentatit të ndodhur të Kovaçit, i cili mori dy plumba ka 6 të qëlluar në momentin që po ikte në vendin e punës, tek kryeqëzimi i Unazes se Re me Rrugen e Kavajes.
Kamerat e sigurisë të vendosura tek ndërtesa, filmuan gjithë ngjarjen dhe autorin e atentatit i cili pasi ka qëlluar 6 herë me pistoletë ndaj 28 vjeçarit iku me vrap duke u fshehur nëpër lagje.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Tiranë, plagoset në atentat roja i qendrës jetimore, autori në kërkim