Pasi FBI-ja i bastisi shtëpinë, Trump padit departamentin e drejtësisë për kërkimin në Mar-a-Lago

Pasi FBI-ja i bastisi shtëpinë, Trump padit departamentin e drejtësisë për kërkimin në Mar-a-Lago

Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump

Ish-presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar një gjyqtari të pezullojë hetimin e departamentit të drejtësisë për dosjet që FBI-ja sekuestroi nga shtëpia e tij në Mar-a-Lago.

Trump përgatiti padi kundër departamentit të drejtësisë, përmes të cilës ekipi i tij ligjor kërkoi që të caktohej një avokat i pavarur për të mbikëqyrur dokumentet që agjentët e FBI-së morën në fillim të këtij muaji. Njëmbëdhjetë grupe dosjesh të klasifikuara u morën nga shtëpia e zotit Trump në Florida më 8 gusht, sipas FBI-së. Trump po hetohet për keqpërdorim të mundshëm të dokumenteve.

Presidentët amerikanë duhet t'i transferojnë të gjitha dokumentet dhe e-mailet e tyre në një agjenci qeveritare të quajtur Arkivi Kombëtar - dhe FBI po heton nëse Trump i ka trajtuar në mënyrë “të pahijshme” të dhënat duke i çuar ato nga Shtëpia e Bardhë, në Mar-a-Lago, pasi u largua nga detyra në janar të vitit 2021 . Ai mohon çdo keqbërje dhe thotë se materialet në shtëpinë e tij ishin të deklasifikuara.

Në dokumentin prej 27 faqesh të depozituar në një gjykatë në Florida, ekipi ligjor i Trump-it akuzon hetimin e departamentit të drejtësisë se do të kërkojë dokumente të dobishme politikisht ose të mbështesië përpjekjet për të penguar Trump-in që të kandidojë përsëri si president.

“Presidenti Donald J Trump është kryesuesi i qartë në zgjedhjet primare presidenciale republikane të 2024-ës dhe në zgjedhjet e përgjithshme të 2024-ës, nëse ai vendos të kandidojë. Zbatimi i ligjit është një mburojë që mbdron amerikanët. Nuk mund të përdoret si armë për qëllime politike”, thuhet në deklaratë.

"Lëvizja tronditëse agresive në Mar-a-Lago nga rreth dy duzina agjentë të FBI-së ndodhi pa kuptuar shqetësimin që do t'u shkaktonte shumicës së amerikanëve", thanë avokatët e Trump.

Departamenti i Drejtësisë (DD) tha në një deklaratë të shkurtër se prokurorët ishin në dijeni të padisë së Trumpit dhe do të përgjigjeshin në gjykatë.

“Urdhri i kërkimit në Mar-a-Lago u autorizua nga një gjykatë federale pas gjetjes së shkakut të mundshëm”, tha zëdhënësi Anthony Coley.

Padia ligjore  e Trump-it u depozitua në West Palm Beach, Florida, të hënën, përpara një gjyqtari që Trump emëroi në detyrë në vitin 2020. Padia e Trump-it përfshin një listë të detajuar të asaj që është marrë nga pasuria e tij dhe kërkon që qeveria të kthejë çdo send që nuk ishte në objektin e urdhrit të kërkimit.

Avokatët e tij kanë kërkuar gjithashtu që një avokat "neutral" i palës së tretë - i njohur si mjeshtër special - të merret për të përcaktuar nëse dosjet e sekuestruara mbulohen nga privilegji ekzekutiv, i cili u lejon presidentëve të mbajnë të fshehta disa komunikime. Ata thonë se urdhër-arresti ishte tepër i gjerë dhe kontrolli shkeli Amendamentin e Katërt të Kushtetutës së SHBA-së, i cili mbron amerikanët nga kontrolli dhe sekuestrimi i paarsyeshëm. Ekipi i tij ligjor akuzon gjithashtu qeverinë për nxjerrjen e "justifikimeve gjithnjë të ndryshme dhe të pasakta".

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja