Pasi fshiu statusin për sherrin tek “Media”, reagon sërish deputetja e PD-së: Zgjidhja për Teatrin duhet të kënaqë të dyja palët

Pasi fshiu statusin për sherrin tek “Media”, reagon sërish deputetja e PD-së: Zgjidhja për Teatrin duhet të kënaqë të dyja palët

Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari u shpreh dje kundër tensioneve të krijuara në Komisionin e Medias nga deputetët e PD-së.

Hajdari reagoi dje nëpërmjet një statusi të shkurtër në Twitter, prononcim që u pasua nga një valë reagimesh kundër deputetes së PD-së.

Hajdari e fshiu pak orë më vonë statusin në Twitter, ndërsa sot ka zgjedhur platformën Facebook për të përçuar reagimin e saj.

Në statusin e saj, Hajdari shkruan se artistët dhe qytetarët kanë të drejtë në pretendimin e tyre, por sipas saj duhen dëgjuar të gjitha palët.

Hajdari shkruan se zgjidhja duhet të kënaqë të dyja palët.

Reagimi i plotë:

Ndërtesa e Teatrit Kombëtar nuk u shkaterrua as në kohën e Enver Hoxhës. Ndëkohë që ai shuajti çdo gjë tjeter perreth pazarit të vjetër, Teatrin e la të mbijetojë.

Revoltimi i artistëve dhe i qytetarëve është absolutisht i drejtë dhe me arsyetim të pastër për kërkuar të drejtën e prezervimit të kësaj ndërtese sepse është një ndërtesë që ka memorje historike dhe kulturore, dhe nuk ka gjë më shtrenjtë sesa kjo për një shtet.

Si deputete, për mua është akoma më e rëndësishme që Zëri i të gjithëve duhet dëgjuar dhe kërkesat e tyre duhen marrë parasysh.

Çdo shqetësim në lidhje me këtë cështje, po ngelen vetëm në kuadrin e dëgjimit, pra nuk merret parasysh asnjë kërkesë e bërë nga ana e artistëve apo qytetarëve. Artistëve dhe qytetarëve që janë kundër shëmbjes po i bëhet një imponim i pa drejtë.

Ajo çfarë duhet të ndodhë është që përvecse të dëgjohen të gjitha ankesat e artistëve, mendoj se duhen marrë dhe masa që të arrihet një zgjidhje që kënaq të dyja palët.

Kjo gjë nuk po ndodh dhe nuk duhet harruar.

Rudina Hajdari, deputete e PD-së

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qoqja: 20/06/2018 15:38

    Ngeli perspektiva e Atdheut ne doren e nje pjelle te shkatrrimit dhe vjedhjes se gjith pasuris se popullit qe kishte nje emer AZEM SHKATRIMTARI Hajduti i gjith vlerave per 5o vjet .PRISHI CDO GJE SE I KA BE ENVERI KUR BABAI DHE UDHEHEQESI SALI PORDHA ISHIN KOMUNIST FUNDRINA .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë