Meta mobilizon edhe të birin në mbrojtje të FRD-së, bashkë dhe me militantë të tjerë të LSI mblidhen para selisë ku Presidenti u përlesh me policinë (PAMJET)

Pak orë pas përplasjes së presidentit Ilir Meta me efektivët e policisë bashkiake, të cilët i nxori jashtë nga zyra e FRD-së, para ambienteve të kësaj selie ka mbërritur edhe djali i presidentit.

Djali i presidentit, Besjan Meta, është parë së bashku me disa simpatizantë të LSI-së para selisë së FRD-së, duke mbështetur siç duket edhe kauzën e kreut të shtetit, por edhe të mamasë së tij.

Siç duket Presidenti Meta ka vendosur që të mobilizojë jo vetëm ish partinë e tij, të cilën aktualisht e drejton bashkëshortja e tij Kryemadhi, por edhe familjen në mbrojtje të FRD-së. 

1615561644_djalimetestefrpd1002.jpg

Djali Ilir Metës para selisë së FRD-së

Kujtojmë se ditën e sotme presidenti Ilir Meta është përfshirë në një rast të paprecedent, duke u përplasur me Policinë Bashkiake, e duke hyrë me forcë në zyrat e FRD-së. Kjo sepse sipas Metës, kërkesa e Bashkisë që FRD-ja të lirojë zyrat është me prapavijë politike.

Meta është përballur fizikisht me policët dhe zyrtarin e Bashkisë, madje edhe i ka kërcënuar ato duke i thënë që “të largohen ose do i çojë në burg me duart e tij”. Kreu i shtetit ka degjeneruar në një sjellje aspak të hijshme për një president për të mbrojtur zyrat e FRD-së, në një kohë kur vetë Sali Shehu përpiqet në një moment që ta qetësojë.


Lajmi kryesor:

Bashkia u kërkon të lirojnë zyrat! Sherr dhe përplasje fizike te FRD, Meta kërcënon policët: Do ju çoj në burg me duart e mia, do përfundoni nën këpucët e shqiptarëve! VIDEO nga përleshja


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Zhdukja e Ervis Martinaj, Salianji-Ballës: Është gjallë apo ka vdekur, a keni guxim të përgjigjeni?

Zhdukja e Ervis Martinaj, Salianji-Ballës: Është gjallë apo ka vdekur, a keni guxim të përgjigjeni?