TIRANË- Presidenti Meta priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Britanise Madhe Andrew Page me të cilin diskutoi lidhur me krizën në vend, si dhe mbi zhvillimet në rajon..
Presidenti Meta theksoi gjithashtu domosdoshmërinë e rikthimit urgjent të vendit në shinat e demokracisë dhe shtetit ligjor, duke i shërbyer njëkohësisht objektivit strategjik të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian gjatë Këshillit të tetorit.
Kreu i Shtetit mirëpriti angazhimin e shtuar të Britanisë së Madhe përmes burimeve njerëzore dhe financiare në ndihmë të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe për nxitjen e zhvillimit ekonomik, sikurse u premtua gjatë Samitit të Londrës.
Në 17 Maj Andrew Page priti në takim liderin demokrat Lulzim Basha. Ai u shfaq kritik ndaj liderit demokrat duke thënë se Basha duhet të ulet në negociata me kryeministrin Edi Rama pa parakushte, përndryshe zgjedhjet e 30 Qershorit do të njihen edhe sikur të gjitha bashkitë të fitohen nga PS.
Ditën e sotme presidenti Ilir Meta duke komentuar para gazetarëve takimin që mbajti në Presidencë dy ditë më parë me kryetarin e PD në zyrën e tij në Presidencë, tha se ai nuk i imponohet askujt, por se vetëm ka shfaqur qëndrimin e tij. Në rast se parti të ndryshme të opozitës - tha Meta - nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, atëherë ai u shpreh se do të inkurajohen të bëhen pjesë e procesit parti të reja.
-
Wow Shqiperia ka dale nga Shinat e Demokracise dhe Stetit Ligjor Wow Kumandari i flakte i Partise L.S.I-ste eshte ne merak se luftoi per gati 30 vite per te vendosur Shqiperine e Shqipetaret ne Shinat e Demokracise ,Dhe ja pa pritur gjithcka i rreshkiti ketij kolosi qe beri aq pune te vendoste ne Kombin Shqipetar Demokracine ,per Florinjte qe Perlau ,Stili i Komunisteve te hershem Ky eshte Demokrat ,por ka pjesen e vet qe mori Florinjte Ne nuk flasim per FLORIRIN ,ne flasim qe shinat e trenit te Demokracise u kalben Floriri nuk Kalbet se e ka Kumandari i Partise Komuniste L.S.I-ste Ilir Meta , Fatkeqesi per Kombin qe ka rreshkitur Demokracia e ndertuar nga Berisha ,Meta ,Lulushi dhe Mon-ika So Popull rend pas Demokracise se cunguar or te dale jashte shinave . Per te tjerat e din vete presidenti Komunist ti mbroje .Monika e tha disa kohe me pare Se kemi bere Gabime ,por te shkuara e harruara Tani Demokracia dhe Sheti Ligjor qe ndertuan keto Kolosi ,ka rene .Keq ardhje per luften qe bene keto Demokrate Komuniste Harrojini Floririn Popull REND PAS DEMOKRACISE SE RRENUAR
Përgjigju -
Po zyrtari Britanik,cfare ti kete thene Metes,valle ? Qytetari
Përgjigju








Komente
Komento