Presidenti Ilir Meta, vazhdon guidën në ditët e fundit të muajit gusht. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Meta shfaqet duke ngritur një dolli me ambasadorin shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Dollia e Metës me Minxhozin vjen pas ngjitjes së tij në majën më të lartë të Alpeve Shqiptare, atë të Jezercës, 2696 metra.
“Ambasadorit Minxhozi i kërkoj të marrë përgjegjësitë për këtë shëndet, për popullin e mrekullueshëm të Valbonës dhe Tropojës, që i mikpret të gjithë dhe është kaq i përkushtuar për të treguar këto bukuri të jashtëzakonshme të Bjeshkëve të Nemuna e Alpeve tona”,-shkruan Meta.
Video e shpërndarë nga Presidenti Meta
Vizitën e tij në Jezercë, Meta e shoqëron me shënimin: “Mrekulli të ngjitesha këtu në kryemajën e alpeve tona, Jezercë. Falenderim të veçantë Fatos Kotollozit dhe Mentor Bojku të “Outdoor Kosova”, Dardanit e Julianit nga Valbona dhe Bashkim Kuliçit nga Tropoja”.
Si i thuhe presidet kti hajduti
PërgjigjuSi kaloi populli shqiptar nga Konica e Fan Noli te Rama e Meta!!!!! Shame on us.
Përgjigju