Padia për shpifje/ Pasi nuk 'u pajtuan', sot përballja në GJKKO mes Bashës dhe Veliajt por mungon kryebashkiaku! Shtyhet seanca

Padia për shpifje/ Pasi nuk 'u pajtuan', sot përballja në GJKKO mes Bashës dhe Veliajt por mungon kryebashkiaku! Shtyhet seanca

Erion Veliaj dhe Lulzim Basha

TIRANË-Lulzim Basha është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pas seancës së kaluar kur të dyja palët refuzuan pajtimin, përballja tashmë ka shkuar në gjykim të drejtpërdrejtë.

Burime për Report Tv nga PD bëjnë me dije se sipas tyre pas ndryshimit të gjyqtares që kishte në dorë padinë penale të Bashës ndaj Veliaj, kreu i PD ka shkuar në seancë për të shmangur pezullimin e çështjes pas ndryshimit të gjyqtares, duke treguar kështu vullnetin për ta çuar deri në fund përballjen me Erion Veliaj, të cilin e akuzon për shpifje.  Në seancë ka munguar kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, ndaj seanca është shtyrë. 

Në tetor të vitit 2020 PD paditi Velian në Gjykatën e Tiranës, duke argumentuar se Veliaj, si drejtues i fushatës së PS për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete, që lidhen me pasurinë e Bashës, akuza të cilat sipas PD janë bërë me qëllim që t’i dëmtojnë imazhin kryedemokratit.

Çështja shkoi në GJKKO pas vendimit të marrë nga Gjykata e Lartë pas përplasjes për 'kompetencë lëndore' të GJKKO dhe Gjykatës së Tiranës se cili prej institucioneve e ka në kompetencë gjykimin e akuzës për shpifje të bërë në drejtim të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliajt nga Lulzim Basha, kryetar i PD-së. Ky vendim i Gjykatës së Lartë zgjidh problemin dhe është unifikues dhe do të përdoret si precedent për çështjet e tjera të ngjashme.

3 akuzat e Erion Veliajt për Bashën:

•             Kryetari i PD u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë

•             Kryetari i PD ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë

•             Kryetari i PD ka ndërtuar kate pa leje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:47
Pse nuk shkove te gjyqi me Bashën? Veliaj: Nuk kemi kohë të merremi me vilat e tij, por me shtëpitë e njerëzve

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili mungoi në seancën gjyqësore ndaj Lulzim Bashës sot në GJKKO, ka shënë versionin e tij pse ishte i pranishëm.

"Përpara se të flisja më shkroi një gazetar e më pyeti: Nuk je te ky gjyqi për vilat e katërta dhe të pesta të Lul Bashës? I thashë: Nuk kam kohë unë për këtë punë. Unë dhe Beni merremi të bëjmë shtëpitë për njerëzit. Se ka katër apo ka pesë vila Lul Basha të shkojë ta sqarojë në gjykatë se nuk kemi kohë për të humbur. Këta kanë vetëm hallin e tyre. Luli u çua sot dhe e vetmja gjë që kishte në axhendë është të sqarojë në gjykatë ka katër apo pesë vila. Për këtë jemi në gjyq. Shih çfarë hallesh kanë këta. Këta zihen për foltoren, për sondazhe se kë mbështesin më shumë, Saliun e lodhur apo Lulin e përgjumur? Këta nuk kanë lidhje fare me realitetin tonë. Këta për kalamajtë tanë nuk duan t’ia dinë. Këta nuk dua t’ia dinë fare, sepse e kishin këtë bashki, e kishin këtë qendër dhe nuk u dukën njëherë", ka thënë Veliaj.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Refati: 24/11/2021 14:13

    A ti mor qelbesire. Ti je nje kerme e pa kallur. Ti je nje lavire qe te kane perdorur te gjithe me radhe. Nga Ed plehra, te Sali kerma dhe Ilir floriri. Nuk do ta kesh te gjate dhe ti o legen 99. Po zgjohet populli avavsh avash. Mos harro vonon pak por do te vije me dhimbje dhe ty fundi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja