Pasi shpëtoi Ilir Metën, i dhuroi partinë Sali Berishës dhe çoi në burg tre socialistë, sot kush e kontrollon në të vërtetë drejtësinë?

Pasi shpëtoi Ilir Metën, i dhuroi partinë Sali Berishës dhe çoi në burg tre socialistë, sot kush e kontrollon në të vërtetë drejtësinë?

Përralla e treguar deri më tani nga opozita ishte se reforma e drejtësisë ka dorëzuar gjykatës dhe prokurorë në duar të Edi Ramës. Ajo që po ndodh javët e fundit po tregon ekzaktësisht të kundërtën:
1)    Kontrollohet nga Edi Rama Gjykata Kushtetuese që mohoi shkarkimin e Presidentit Ilir Meta?
2)    Kontrollohet nga Edi Rama Gjykata e Apelit që coi në burg Saimir Tahirin?
3)    Kontrollohet nga Edi Rama SPAK që nuk heton për pastrim parash dhëndrrin e Sali Berishës pavarësisht miliona eurot e investuara nga një ambientalist i papunë në kompleksin Partizani?
4)    Kontrollohet nga Edi Rama Gjykata Administrative që i dhuroi Sali Berishës kontrollin e Partisë Demokratike me një vendim të paprecedentë?
5)    Kontrollohet nga Edi Rama SPAK që arrestoi fillimisht ish-ministrin e tij Lefter Koka dhe tani përgatitet të arrestojë deputetin Alqi Bllako?

Legjenda se Edi Rama kontrollon drejtësinë është baraz vetëm me një tjetër gënjeshtër të përsëritur prej vitesh nga opozita, që Edi Rama kontrollon gjithë shtypin. Kur e vërteta është totalisht e kundërta: pjesa më e madhe e drejtësisë ashtu si pjesa më e madhe e shtypit vazhdojnë në realitet të kontrollohen (ose shantazhohen) nga klani i Sali Berishës.

Alternativa e vetme e mundshme është që Edi Rama e ka lënë Drejtësinë 100% të pavarur.

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hotel europa: 01/04/2022 13:08

    Edhe ai qe e beri president ket koke tiganin duhet te jap llogari para popullit

    Përgjigju
  • Pila qe ste bike o Pila qe ste bike.: 30/03/2022 21:43

    ASPAK d'ore nuk ka Edi Rama ne nderhyrjet ne sistemi gjyqesor.Po,Ka nje gabim te rende qe po' sjell pasoje ne gjukates kushtetuese dhe ate te l'arte.Sic la ne dore te tyre organet e vetingut dhe per rrjedhoje organet e gjyqesorit,ashtu duhet te cvishte nga cdo lloj kompetence ne perqindje inflyencen e presidenti te republikes ne perzgjedhjen e kandidateve.Asnje Pune presidenti ne emerime.Vetem kuvendi,pas kalimit ne site te organeve te konteollit,te emerimit.KED vetem ben listen ndersa miratimin na e Ka ne dore presidenti.Asnje kompetence nuk duhet te kete.Ketu qendron gabim i Edi Rames,meqe Ka patur maxhorancen keto nente vite.Mos harroni,te dy te arestuarit,Koka dhe Bllako ne kohen kur Ka ndodhur krime per te cilin akuzohen Kane qene te LSI.Me cilet i ndane parate kur i pervehtesuan?Me edin,apo me likefliri Ilirin e moniken?Mos valle qendrian me PS per te sigurise vazhdimesine?Dhe kur dolen nga zinxhiri i Mones,Pra iu prene parate ,bene denoncimin?keshtu ndodhi Edhe me ish drejtoreshen ,sot nenkryetar e leshit te likes "ku eshte problemi ketu"

    Përgjigju
  • Usa emigrant: 30/03/2022 13:45

    Albanistani me ilir metaj saluk komunistin dhe edi ramen qe e zhdepen ne dru ka mbet ne balt si kal i ngordhur

    Përgjigju
  • Liqeni: 30/03/2022 10:01

    Te dashur Shqiptare te PD! Beni kujdes me Saliun! Besimi tek ai eshte nje fatkeqesi per vete ju por edhe familjet tuaja! E kemi provuar ne kurrizin tone!Si njeri si ish PDist,si prind ,si njeri me prinder,vellezer ,motra,far e fis e kam fakt ne jete se kush eshte njeriu me i poshter qe jeton ne Shqiperi!Beni kujdes njerez! Saliu do te hedhe ne lufte civile perseri Shqiperine si ne 96-97 e 98!Beni kujdes para se te jete vone!

    Përgjigju
  • Për brylat: 30/03/2022 09:24

    Me 300 beryla paskomunista pulle, hapi bregdeti, tynelin me dy vryme.

    Përgjigju
  • Pika qe ste bie: 29/03/2022 23:44

    Pra legjenda na qenka e kunderta? Qe kriminelet Berisha dhe Meta kontrollojne gjyqesorin? Akuzen? Shtetin??? Dhe Rama eshte Don Kishoti sipas kesaj "vjie sjellje"! Qe ndryshoi kushtetuten dhe ligjet per te reformuar drejtesine e korruptuar qe ta kapte jo vete por qe ti kapte Berisha dhe Meta???? Edhe me hipokriti apo injoranti do te dinte me mire. Drejtesi e pavarur eshte ajo qe ve ne akuze nje kryeminister qe shkel kushtetuten dhe ligjet duke keqperdorur te bazat shteterore te te dhenave per te intimiduar zgjedhesit; qe rekruton dhe ble deputete apo njerez me influence te partive te tjera; qe minon opoziten ne me yre kriminale dhe te turpshme, qe zhvat pronen publike dhe dhunon ate private; apo qe mbrrojti me egersi aferen me te rende te narkotikeve ne vend mbi ministrin Tahiri; apo aferen aktuale dhe qe provon komplet se eshte ne krye te organizates kriminale me te madhe dhe rrezikshme ne vend, qe ka kapur shtetin. Eshte ai qe duhet te jete nen akuze bashke me bashkepuntoret e tij mbas kuintave. Ne nje shtet demokratik rreziku nuk vjen nga opozita sado e korruptuar te kete qene apo jete. Edhe nese, ne kokerr te burgut me Sali e Ilir. Por kjo nuk mund te jete justifikim per rrezikun barbar te kapsve te shtetit qe i paskeni idhuj. Pika qe su bìe!

    Përgjigju
    • Gimi: 29/05/2022 21:25

      ore

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër