Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu doli i qeshur sot nga Ministria e Brendshme pas takimit për rreth 90 minuta me ministrin Fatmir Xhafaj. 

Diplomati amerikan reflektoi humorin pozitiv edhe teksa zbriste shkallët e Ministrisë kur i dha dorën një punonjësi të policisë. Ky i fundit nderoi ambasadorin që po largohej, por Lu iu drejtua duke i dhënë dorën dhe shkëmbyer batuta me të. Një veprim ky i pazakontë i ambasadorit amerikan. 

Donald Lu bisedoi për rreth 90 minuta me ministrin Xhafaj për Vettingun në Policinë e Shtetit dhe operacionin "Forca e Ligjit" për kapjen e peshqve të mëdhenj. 

[gallery]25330[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com