Pasioni mbi dekoracionet...

Pasioni mbi dekoracionet...
Pasioni, një situatë njerëzore, në dukje shumë e thjesht. Madje si fjalë, përdoret rëndom në bisedat tona se ai apo ajo ka pasion këtë apo atë. Kam mendimin se është një fenomen shumë i komplikuar për njeriun që e mbart. Pasioni sjell të gjitha llojet e produkteve, edhe veprën e artit. Edukimi, për të rritur nivelin intelektual dhe atë të shijes, është një aspekt tjetër i njeriut produktiv, i cili ndodh gjatë jetës së tij. Në se pasioni sjell produktin, edukimi përcakton diferencën. Në se pasioni dhe edukimi fillojnë e ecin sëbashku në kohë dhe në hapësirë, atëherë produktit të krijuar i garantohet suksesi. E kur ndodh kjo në çështje të modës/fashion, atëherë gjithshka pështjellohet me të përditshmen dhe emrit të stilistit i jep energji, pasi publiku apo klientët e zgjedhin, për të shfaqur personalitetin e tyre të shijeve.

modele 1

Kur e njoha nga afër Tatjanën nuk e paramendoja aspak idenë se po e zbuloja për t`i treguar lexuesit një stiliste të panjohur. Nuk kam aspak ketë qëllim rreth personalitetit të saj krijues, pasi ajo i ka bërë përpjekjet e saj të vullnetshme, për t`i treguar mjedisit mediatik jetën dhe arritjet e deritanishme. Më nxit krejt diçka tjetër në këtë tekst. Ajo lidhet me shtytjen pozitive dhe punën e madhe që i duhet gjithkujt dhe, në këtë rast i Tatjanës, për të dalë në pah produkti i krijuar nga duart femrore dhe në një mjedis shqiptar, të cilin në fushën e modës e shoh ende shumë të ngucuar.

Atelieja "Tatjana Isaj Concept Place”, e quajtur drejtëpërdrejt me emrin e stilistes, është një atelie që ka një formë shumë më të përbërë se kaq. Dhe në këtë arsye ajo është ateliea më e re, që hapet në Tiranë, në zonën më të nxehtë të saj, në një nga rrugët e Bllokut, ku nata dhe dita nuk bëjnë diferencë, ku jeta shpaloset përmes lëvizjeve të të rinjve. Kjo tregon se pasioni është më shumë se produkti që lind prej bashkëveprimit të dëshirës dhe vullnetit, është akti kur dikush e kupton dhe i thotë vetes “Për mua ka ardhë çasti”. Dhe për Tatjana Isaj çasti është atelieja, që i përket stilimit të veshjeve, ku prodhimi kryesor përfitohet nga puna artistike e dorës së gruas. Atelieja është finalizimi i punës së përditshme dhe plot kureshtje e stilistes Isaj pas disa veprimtarive, ku përfshihen disa sfilata dhe ekspozita . Të gjitha përpjekjet e saj janë të bashkojë publikun dhe klientin shijues me fashion dizajnin, me artin, librin dhe kënaqësinë e të qendruarit në një mjedis elitar dhe konkret, ku produkti unikal i punës së dorës zë vend në sipërfaqet e veshjeve elegante e femërore, duke i dhënë atyre cilësinë e një kategorie krejt të veçantë, ku stili formohet duke evidentuar përdorimin e disa elementeve bazë.

modele2

Elementi i parë dhe më kryesori i përket të gjitha objekteve të realizuara me teknikën e qëndisjes, thurjes më grep, thurjes me gjilpërë dhe me shtiza, të cilat kanë në qendrën e tyre dekoracionin, që buron nga krijimtaria e shembujve të kulturës artizanale popullore, por që riorganizohen në trajta të reja prej fantazisë krijuese të artistit. Puna e shumëllojshme e dorës njihet si veprimtaria më e herëshme, më e zakonëshme dhe e domosdoshme e femrës që në moshë të re, pasi dija rreth tyre e përgatiste të ishte një grua e denjë për familjen. Me këto punime ajo dikur i jepte famijes produktin e veshjes, produktin e zbukurimit të mjedisit të gatimit, ndenjes dhe të fjetjes. Të gjitha veprimet aktive dhe artizanale të punës së dorës së gruas, Tatjana Isaj i ka risjellë, për të krijuar veshjet e stilit të saj përmes objekteve apo dekoracioneve, të cilat i realizon me materiale të shumëllojshme që fillojnë nga të leshtat deri tek eleganca e fijes së mëndafshtë. Më pas me kujdesin vetjak i kompozon si veshje unike, duke i vendosur mbi materiale tesutesh prej përbërjesh të ndryshme, qofshin të lehta e të tejdukshme, qofshin të thurura apo të sheshta.

Elementi i dytë është aftësia kthimit të objektit të një imazhi artizanal në trajtën e një dekoracioni modern, që i vendosur dhe i kompozuar mbi një veshje të tipit elegant, e kthen në një veshje klasike dhe ceremoniale.

Elementi i tretë i përket ngjyrave, të cilat kanë një vlerë të jashtëzakonshme, madje në shumë raste i japin qendrueshmërinë dizajnit të një stilisti. Vlera e ngjyrës në bashkërendim me trajtat e dekoracioneve i jep garancinë e suksesit dhe të pëlqimit të një koleksioni të ri, që në rastin e Tajanës edhe pse nuk ka qenë e lehtë të përballet me një publik shqiptar, tregon se ajo ka vullnetin të jetë e pranishme dhe plot ide dhe forcë imazhesh femërore.

modele3

Çdo atelije mode apo fashion dizajn ruan me fanatizëm ndjesitë e ngjyrave dhe fantazinë e stilistit. Atelieja e Tatjana Isaj vjen e ndryshme dhe komode, pasi do të organizojë shfaqjen e pamjes së figuracionit parësor të veshjeve të stiluara dhe unikale. Eleganca e trupit femëror evidenton veshjen, por veshja evidenton dekoracionin gjemoetrik, i cili kthehet në trajta të shumëllojshme dhe në lidhjen e tyre zbulohet tradicionalja dhe i jepet vend kryesor modernes, si koncept bashkekohës i stiliste mbi teknologjinë e veshjeve, të cilat në shumë raste sjellin sharmin artistik. Tatjana dëshiron më shumë dhe do të ekspozojë imazhet e veprave të artistit të ri të arteve pamore, i përzgjedhur me shumë kujdes prej saj dhe bashkëpunëtorëve të saj. Ajo shkon më tej pasi do të mundësojë frekuentimin e leximit të librit në një mjedis të ngrohtë të public libriry që e ka konceptuar me shume delikatesë dhe vetëdije. gjithashtu ajo tenton dhe guxon që në ateljenë e saj konceptuale të ketë mjedise të qeta dhe të rehatshme të bareve ku do të shijohet ëine, tea & coffee. I gjithë ky kompleks, që gjeneron fashion, art, letërsi dhe komoditet do t`i shkaktojë publikut dhe klientëve ndjesi paqeje, nivel cilësor në shpenzimin e kohës, shijim të perfektes dhe bashkëbisedim modern në komikimin bashkëkohor në grup dhe individual. Kjo është arsyeja që stilistja Tatjana thotë se gjithkush që do të frekuentojë mjediset e saj do të largohet jo nga një atelie e zakoneshme veshjesh, por nga një mjedis fantastik, ku galeria e artit, libraria publike dhe mjedisi i shijeve do të funksionojnë të gjitha bashkë si një mjedis kulturor perëndimore.

modele4


(Gre.M/SHqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi