Pasiviteti fizik, vret njëlloj
si pirja e duhanit

Pasiviteti fizik, vret njëlloj<br />si pirja e duhanit
Milan - Të lëvizësh pak është njëlloj e dëmshme dhe të con drejt vdekjes njëlloj si edhe pirja duhanit. Çdo vit vdesin 5.3 milionë njerëz në mbarë botën për shkak të pasivitetit fizik, shifër kjo alarmante, që është komentuar dhe analizuar në një studim shkencor të botuar në Lancet, dhe përkon me hapjen e lojrave olimpike.

Të dhënat e publikuara në ‘The Lancet’ janë mbledhur nga një ekip ndërkombëtar i hulumtuesve nga 33 vende të ndryshme të botës, kur numri i revistës shkencore është dedikuar për sport dhe Olimpiadën 2012. Përderisa të gjithë ne jemi të ulur në divan për të parë disa atletë virtuoz, në fakt, harrojmë të bëjmë edhe minimum e aktivitetit të përditshëm fizik.

Madje, ekspertët thonë se, rreth 30 minuta më këmbë duhet t’i bëjmë të paktën 5 ditë në javë, edhe në qoftë se vetëm për pazar, punët e shtëpisë, kopshtarisë, ose 20 minuta sport të paktën 3 herë në javë (vrapim, not, çiklizëm si dhe duke ngjitur shkallët).

Një e treta e popullsisë botërore nuk e arrijnë këtë prag, dhe rrezikojnë të vështirësojnë jetën e tyre.”Një epidemi e keqe’’, thonë studiuesit, dhe si i tillë duhet të trajtohet, veçanërisht në vendet e industrializuara perëndimore, ku pragu i aktivitetit fizik është më i ulët se kudo tjetër.
Normat alarmante të pasivitetit fizik janë në mesin e të rinjve: në grupin e moshës mes 13 dhe 15 vjec ku 4 nga 5 fëmijë nuk lëvizin mjaftueshëm.

Rritja e numrit të vdekjeve nga inaktiviteti fizik është shqetësuese ku në vitin 2008 ishin 5.3 milionë nga një total prej 57 milionë vdekjesh në mbarë botën nga sëmundje të tjera. Pra, një nga dhjetë njerëz vdesin nga mbipesha dhe pasiviteti fizik, në një masë të ngjashme me vdekje të shkaktuara nga sëmundje të tilla si diabeti, kanceri i mushkërive, sëmundjet e zemrës. Dhe gjithashtu e barabartë me vdekje të shkaktuara nga pirja e duhanit , apo bulimisë.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat