TIRANË, 17 Dhjetor/ATSH-Z.Tosku/ - Lëvizja Rinore për Integrim ka shpërndarë dhurata simbolike për nxënësit e shkollave fillore që i përkasin shtresave në nevojë në zonën e Paskuqanit me rastin e festave të fundvitit.
E pranishme në këtë aktivitet ka qenë edhe deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj.
Kryetari i LRI-së, Endrit Braimllari, në një prononcim për mediat ka bërë të ditur se dhuratat janë mundësuar nga anëtarësia e Lëvizjes Rinore për Integrim.
"Me rastin e festave të fundvitit kemi vendosur të bëjmë disa dhurata simbolike të organizuar dhe mundësuar nga të rinjtë anëtarë të Lëvizjes Rinore për Integrim, sepse ajo çka është më e rëndësishme për këto të rinj është solidarizimi dhe integrimi i tyre në jetën tonë të përditshme, për të qenë solidarë dhe për t'u socializuar me njëri-tjetrin", deklaroi kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, Endrit Braimllari. /a.ke/