Paskuqan, shkolla pranë varreve
fëmijët mësim mes vajtimeve 

Paskuqan, shkolla pranë varreve<br />fëmijët mësim mes vajtimeve 
Mësimi zhvillohet mes të qarave të morteve, që për fatin e keq të nxënësve, ka ditë kur ka më shumë se dy morte.

Shkolla publike 9-vjeçare Tahir Sinani, është e vendosur në oborroin e varrezave të qytetit.

Nuk bëhet fjale për ndonjë shkollë në ndonjë fshat të thellë të Shqipërisë. Bëhet fjalë për një shkollë të ndërtuar para 15 vitesh në periferi të kryeqytetit, në Paskuqan.

Shkolla ka mbi 1000 nxënës. Ka prej tyre që kanë qenë në këtë shkollë që në klasë të parë. Fëmijët nuk janë të mësuar me këtë situatë, edhe pse këtu fillojnë dhe mbarojnë vitin shkollor. Ëndrrat dhe makthet gjatë natës nuk mungojnë.

‘’Kam frikë të vij në shkollë, sepse është afër varrezave dhe kemi frikë kur bëhët ndonjë varrim’’, u shpreh një nxënës.
 
‘’Kam frikë sepse vijnë njerëzit edhe qajnë’', u shpreh një tjetër nxënës. 

Ka dhe prej atyre që janë të mësuar tashmë dhe nuk ju bën shumë përshtypje që shkolla e tyre është në mes të varrezave të qytetit.

Një betejë të hapur kanë edhe prindërit, të cilët edhe pse e dinë shumë mirë se ky nuk është ambienti më i mirë për fëmijët e tyre që të studiojnë, sërish të detyruar nga kushtet i sjellin në këtë shkollë, që mesa duket nuk ka problem të vetëm, vetëm vendosjen gjeografike, por edhe mungesën e kushteve.

‘’Që është mes varreve është diçka e keqe. Gjatë gjithë kohës shohin se çfarë ndodh jashtë dhe na e tregojnë ne’’, u shpreh një prind. 

‘’Është situatë shumë e keqe. Kanë frikë. Pastaj shkolla brenda është copë-copë’’, u shpreh një tjetër prind. 

Akuzat për vjedhje të fondeve që duhej të blihej trualli nuk mungojnë. Por përveç kësaj, vendosja e shkollës në territorn e varrezave të qytetit, ku, kush më shumë e pak, secili nga fëmijët kanë lidhje emocionale, qoftë me gjyshër e të afërm, por edhe me prindërit e tyre.

Mësuesja Adriana Çili shprehet se shpesh bëhet edhe e pamundur që të zhvillohet mësimi normalisht, sidomos gjatë ceremonive mortore.

 ‘’Normalisht edhe nga ana psikologjike është shumë keq që kur futen. Unë mund të tregoj rastin e një fëmijë që kam, i cili 2 metra më andej e ka varrin e së ëmës dhe gjatë gjithë kohës është i shpërqëndruar’’, u shpreh mësuesja. 

Prindërit gjithmonë kërkojnë mirëarsimin e fëmijëve të tyre, por sa të mirëarsimuar mund të jenë këta fëmijë që çdo ditë të mësimit të tyre e shoqërojnë me të qarat e morteve, këtë nuk e dimë.

Ajo që dimë është se ata kanë makthe gjatë natës, mësimi iu vështirësohet dhe pamja nga dritarja e tyre është ajo e varrezave të qytetit. 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ 43 vjeçari rreh gruan e pajisur me urdhër-mbrojtje, arrestohet në flagrancë

Elbasan/ 43 vjeçari rreh gruan e pajisur me urdhër-mbrojtje, arrestohet në flagrancë