2 ditë na ndajnë nga zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në 6 bashki të vendit, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka dalë në një konferencë për mediat dhe paralajmëroi të gjithë shkelësit e Kodit Zgjedhor se do të shkojnë para organeve të drejtësisë.
“Kushdo që do të tentojë të angazhohet me një proces të shitblerjes së votës dhe ndikimit mbi vullnetin e qytetarëve do të ketë pasoja. Nuk më vjen mirë ta sjell në vëmendje por tashmë një pjesë jo e vogël e atyre rasteve dhe personave që KQZ i ka evidentuar si shkelës të Kodit Zgjedhor janë duke u ballafaquar me organet e drejtësisë. Nëse dikush e ka guximin të ketë ballafaqim me organet e drejtësisë, mund ta bëjë. Ftoj ata qytetarë apo edhe përfaqësues të partive politike që në çdo rast që do evidentojnë shkelje t’i denoncojnë në organet e ndjekjes penale”, tha ai.
Sa i përket 2 zonave në Shkodër ku janë hasur probleme me shpërndarjen e bazës materiale për shkak të kushteve atmosferike, Celibashi u shpreh se ka pasur një kërkesë nga kryebashkiakja në detyrë Voltana Ademi për zhvendosje të tyre por kjo nuk mund të bëhet për sa kohë ligji nuk e parashikon. Duk u ndalur tëk numërimi i votavem kryekomisioneri Celibashi tha se rezultati për bashkinë e Vorës, ku numërimi është elektronik, do të dalë rreth orës 20:00, ndërsa në të gjitha bashkitë e tjera rezultati paraprak do të dalë brenda 48 orëve.
‘Rezultati paraprak synojmë ta shpallim menjëherë sapo të mbyllet votimi në qendrat e votimit në Vorë. Duke llogaritur këtë deri në orën 20:00 të themi brenda datës 6 mars. Sa i përket rezultatit në bashkite e tjera, nuk besoj se do kemi probleme rezultate do ta shpallim jo më vonë se 48 orë nga mbyllja e votimit.’- tha Caleibashi.
Kryekomisionaeri Celibashi tha se KQZ nuk po punon për implementimin e numërimit elektronik, për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa theksoi se kjo është punë që u përket partive politike apo dhe vetë qeverinë.
'Nuk jemi duke punuar për këtë çështje, është vendimmarrje takon qeverisë dhe partive politike. Ka avantazhet e veta. Disavantazhi kryesor është kostoja, por ka shumë avantazhe të tjera nga pikpamja organizative dhe teknike ndoshta dhe me sigurinë e procesit. Integriteti i procesit zgjedhor nuk lidhet vetëm me implementimin e tekonologjisë së Informacionit. Shitblejra e votës nuk lidhet me implementimin e votimit elektronik. ‘- tha Celibashi.
Zgjedhjet e pjesshme vendore do të zhvillohen në Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë, Shkodër, Dibër dhe Durrës. KQZ-ja ka njoftuar 654,538 shtetas shqiptarë kanë të drejtë të marrin pjesë në votimet e pjesshme të 6 marsit. Janë 10,134 zgjedhës qe votojnë për herë të parë, ndërsa 135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit. 941 është numri i qendrave të votimit.