Pasojat afatgjata pas kalimit të COVID, 15 pacientë të shtruar te 'Shefqet Ndroqi'! Mjekja: Po shfaqet kryesisht astma bronkiale

Ka shumë njerëz që pasi kanë kaluar virusin vuajnë nga pasojat afatgjate të sëmundjes Covid -19. Spitali “Shefqet Ndroqi” në të cilin aktualisht ka rreth 15  pacientë po shërben për të gjithë ata që vuajnë me post dhe long COVID. Report Tv bisedoi me shefen e klinikës së pneumologjisë, Silvana Bala e cila tregon për situatën e pacientëve që preken kryesisht nga astma bronkiale

"Këtu në spitalin “Shefqet Ndroqi, nuk ka të shtruar me COVID -19. Por janë të shumtë ata që kërkojnë ndihmë për pasojat pas kanë kaluar virusin. Bëhet fjalët për pacientë me post dhe long covid, ose covid i gjatë. Mbartin simptoma të COVID-it ku më të shpeshta janë vështirësia në frymëmarrje, është kolla e fortë nxitëse, është debulesa që këto pacientë kanë dhe nga ndryshimet anatomike të mushkërive është fibroza e cila është pasoja mbetëse e pneumonisë së COVID-19 te këto pacientë", thotë 

Shefja e Klinikës së Pneumogjisë, Silvana Bala thotë se nga post dhe long COVID nuk janë dëmtuar moshat e reja, por ata në moshë mesatare.

"Janë të sëmurë të cilët janë të moshës mesatare, të moshës 50 vjeç dhe lartë. Janë ato pacientë të cilët trashëgojnë sëmundje të kaluara pra janë diabetikët, të sëmurët kardiak, anemikët, pra pacientë të cilët COVID i ka rënduar në klinikën e tyre sepse i ka gjetur edhe me një sëmundje tjetër pararendëse", thotë ajo.

Në spitalin “Shefqet Ndroqi” ka rreth 15 pacientë kryesisht me 'long COVID'. Në spitalin “Shefqet Ndroqi” ndodhen tre klinika universitare të pneumologjisë dhe mund të them që në çdo klinikë ne mund të kemi 4-5 pacientë të cilët janë me post apo me 'long COVID', më shumë me 'long COVID'.

Mjekja Silvana Bala thotë se tek pacientët që e kanë kaluar virusin po shfaqet kryesish astma bronkiale.

"Këto pacientë i rrezikon mbivendosja e infeksioneve bakteriale. Pra një pneumoni e mbivendosur mbi mbeturinat e një pneumonie post COVID, në periudhën long dhe post COVID, një emboli pulmonare, bëhet rrezikprurëse për jetën e tyre. Ka plot pacientë që kanë mbetur me probleme të ngushtimit të rrugëve ajrore, pra me fillimin e një sëmundje të shpeshtë që ne e njohim që është astma bronkiale", shprehet mjekja.

 "Shefqet Ndroqi”  momentalisht nuk po shërben si strukturë COVID, por mjekët janë të gatshëm për të pritur sërish pacientë të infektuar nëse Ministria e Shëndetësisë vendos ta aktivizojë si spital COVID.

 

Intervista e plotë

 

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 23/09/2021 14:26

    I luti grat përgjithsi të bajn paq mes veti,po ashtu penxionerat mos të jen aqë fort kam ngulës,për rilindje,unë për veti isha derr,si më pranojke Nana për baban si kisha problem,po i thot shoqja shoqes kurr mos tkoftë hallall,ti ma mashtrove burrin dhe mle pa djal,mori ai shoku i burrit i ka pas kater,pse sja marshe nji,i kan met edhe tre,ai spo vjen tek unë,nusja e tij i ka syt me maje,se len mu lazdru ,,,të gjitha Nanat i duan thmin njisoj,lete bajn nji rregullë mos me lan njena tjetren pa djalë,jeta po vazhdon për të gjith,rritne sojin o penxionera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion