Pasojat e motit ekstrem, Biden gati të shpallë gjendjen e 'katastrofës së madhe' në Teksas

Pasojat e motit ekstrem, Biden gati të shpallë gjendjen e 'katastrofës së madhe' në Teksas

Foto ilustruese

Joe Biden tha të premten se është gati të shpallë gjendjen e katastrofës së madhe në Teksas pasi një stuhi e fuqishme ndërpreu energjinë dhe furnizimet me ujë për miliona njerëz në të gjithë shtetin.

Biden tha se deklarata, e cila pason pas një kërkese nga guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, do të sillte ndihmë më të gjerë federale për përpjekjet e menjëhershme dhe afatgjata të rimëkëmbjes.

Siç thashë kur kandidova, unë do të jem president për të gjithë amerikanët”, tha Biden, i cili fitoi zgjedhjet e nëntorit pa fituar Teksasin, për planet e tij.

Biden i ka kërkuar ekipit të tij të shpejtojë kërkesën e Teksasit për shpalljen e gjendjes së katastrofës, duke hapur rrugën për më shumë burime federale. Kështu u tha gazetarëve sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë