Pasqyra e t'rrëfyemit,
një dokumentar për Pjetër Budin

Pasqyra e t'rrëfyemit,<br />një dokumentar për Pjetër Budin
TIRANE- Në vazhdën e ekranizimit të jetës dhe veprave të kolosëve të letrave shqipe, nga Buzuku deri te Mjeda  është dhe dokumentari më i  ri, i studiuesit, dom Nikë Ukgjini, “Pasqyra et 'Rrëfyemit”, kushtuar dijetarit, prelatit të Kishës Katolike Imzot Pjetër Budit (1566-1622. Filmi dokumentar i sapopërfunduar,  në kohëzgjatje prej 23 minuta,  këto ditë është duke u shfaqur në ekranet televizive në Shkodër. Producenti dhe skenaristi i filmit Dom Nikë Ukgjini,  ndihet shumë i kënaqur me punën  e bërë,  duke  pohuar  se nëpërmjet filmit zbulohet karakteri njerëzor, letrar dhe atdhetar i Pjetër Budit. Filmi është ndërtuar  më personazhe dhe me figurantë ku roli kryesorë ju është besuar Kolë Lekajt.

Një figurë mjaft tërheqëse është dhe sekretari personal i Budit, ku rolin e tij me mjaft sukses e ka luajtur kleriku, Dom Anton Kçira, i cili për 23 vite punoi në diasporën shqiptare në Maçichigan të Amerikës.  Në film  shfaqen tetë episode të inskenuar në terren, duke paraqitur momentet më të spikatura të ngjarjeve që lidhen me veprimtarinë e Budit. Në film nëpërmjet skenave të ndryshme është paraqitur puna baritore si klerik pra, jeta shpirtërore dhe administrative e tij, pastaj veprimtaria e tij shoqërore, siç ishte  organizimi i popullit për kryengritje ndërballkanike, qëndrimi i tij në Romë për të kërkuar ndihmë morale dhe politike nga Selia Shenjte.

Po ashtu është inskenuar dhe  mbytja e tij enigmatike në lumin Drin, e cila siç dihet ka qenë e porositur nga Perandoria osmane, për shkak të angazhimit të tij në fushatat ushtarake. Pjesa tjetër e  filmit janë pamje nga vendet dhe ambiente ku Budi, ka lindur, në vitin 1566 Guri i Bardh, krahina e Matit, pastaj vendet të caktuar ku ka vepruar, si:  Maqedoni,  Kosovë në vitet 1599-1620,  në rolin e vikarit të  përgjithshëm i Serbisë, detyrë që e ushtroi për 17 apo 29 vite. Filmi është i pajisur edhe më dokumente të kohës si dhe me veprat e Budit. 
 
Shkrimi u publikua sot (09.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë