Pasta Ola me brokoli dhe kremviçe Tona

Përbërësit:

  • 300 g makarona Ola
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 boçe brokoli
  • 2 kremviçe speciale Tona
  • Kripë dhe piper
  • Vaj ulliri
  • Trumzë ose rozmarinë sipas dëshirës
  • Djathë të grirë për servirje

Përgatitja:

Vendosim ujin të ziejë, shtojmë kripë, makaronat dhe brokolin. Në tigan kaurdisim kremviçet e prera imët derisa të kërcanisen me pak vaj ulliri dhe hudhër. Shtojmë makaronat dhe brokolin e zier në tigan, e përziejmë mirë të lidhen shijet dhe i servirim të ngrohta me pak djathë të grirë.