Pastiçe fshati me perime
Përbërësit:
- 1 pako makarona
- 200 gr brokoli
- 200 gr lulelakër
- 200 gr karrota
- 300 gr spinaq
- 50 gr djathë kaçkavall
- Vaj ulliri
Për kremin:
- 250 gr gjizë pa kripë
- 400 ml qumësht
- 50 gr kaçkavall i grirë
- Kripë, piper i zi, trumzë
Përgatitja:
Vendosim makaronat të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë. Karrotat i presim në kubikë të vegjël dhe i shtojmë në ujin ku po ziejnë makaronat. Shtojmë brokolin dhe lulelakrën të ndarë në boçe, si edhe spinaqin. I lëmë të ziejnë për disa minuta. Kullojmë makaronat bashkë me perimet. I shtrojmë në një tavë të lyer me pak vaj ulliri. Në një tas përziejmë gjizën me qumështin. Shtojmë djathin e grirë, kripën, piperin e zi dhe trumzën. Këtë krem e hedhim mbi makaronat me perime. Sipër e spërkasim kaçkavall të grirë dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 25 minuta.
Komente












